Panorama Sport (Albania)

Dinamo, ofertë sulmuesit të Drenicës

Kreshnik Uka ka shkëlqyer në pjesën e dytë të sezonit të fundit në Kosovë

-

Dinamo kërkon të afrojë një prej sulmuesve më të spikatur në Superligën e Kosovës gjatë sezonit të fundit. Bëhet fjalë për 26vjeçarin Kreshnik Uka, i cili arriti të shkëlqente me fanellën e Drenicës nga janari deri në muajin maj të këtij viti. Sulmuesi që mund të luajë në të tria pozicionet në fazën sulmuese, qoftë në qendër ashtu edhe nga krahët, ka qenë një prej më të mirëve te

Drenica e drejtuar nga Bledari Devolli. Burime pranë lojtarit, por edhe sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, bëhet e ditur se Dinamo i ka bërë një ofertë konkrete Ukës. Megjithatë, në garë për sulmuesin nuk janë vetëm blutë e kryeqyteti­t, sepse në Kosovë një ofertë të majme i ka bërë Ukës edhe Ballkani i Suharekës. Gjithsesi, mediat kosovare kanë bërë të ditur se Ukës mund t’ia ndryshojnë mendjen vetëm opsionet jashtë vendit, ku agjentët e tij po negociojnë me klube në Turqi dhe Hungari. Gjithsesi, një problem mbetet edhe fakti se kartoni i sulmuesit është ende i Prishtinës, pasi te Drenica ka qenë i huazuar në gjashtë muajt e fundit. Me cilësitë që ka, duke u përshtatur në të gjithë repartin ofensiv, Uka preferohet nga trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat, pasi fillimisht lojtari duhet të marrë edhe Ok-in e Prishtinës për kontratën. Ndërkohë, Dinamo zbret në fushë më 15 korrik, duke startuar nga kompleksi “Football Republic”. Axhenda e bluve është e konfirmuar tashmë, pasi fazën përgatitor­e do ta kryejnë në Pogradec në muajin gusht. ABDULLA DUSHKU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania