Panorama Sport (Albania)

Egnatia siguron edhe mbrojtësin e Shkupit, sot ekipi zbret në fushë

Besart Krivanjeva bëhet i rrogozhina­sve, firmos kontratë 2-vjeçare

- ALDO BUZI

Pas negociatav­e të shumta që zgjatën mbi dy javë, Egnatia ka fituar konkurrenc­ën me ekipet e tjera, mes tyre edhe Shkëndijën e Tetovës, për mbrojtësin nga Shkupi Besart Krivanjeva. “Panorama Sport” ka paralajmër­uar prej ditësh se klubi rrogozhina­s i kishte bërë një ofertë zyrtare që në muajin qershor qendërmbro­jtësit 25-vjeçar. Megjithatë, Krivanjeva kishte në tavolinë edhe disa oferta nga klube të njohura në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Pasi është menduar gjatë, lojtari i ka thënë “po” Egnatias për një kontratë 2vjeçare. Zyrtarizim­i i futbollist­it që përveç rolit të mirëfilltë në qendër, luan edhe nga krahët e mbrojtjes, është bërëm dje në mbrëmje nga klubi. Krivanjeva deri më tani ka qenë pjesë e Shkupit, duke qenë titullar fiks, ndërsa gjatë viteve të fundit edhe kapiten i ekipit.

FUND PUSHIMEVE

Egnatia u jep fund pushimeve dhe sot do të zbresë në fushë për të nisur nga puna për sezonin e ri 2021-2022. Që pas finales së fituar me Dinamon në fund të majit, e gjithë skuadra u shpërnda, ndërsa drejtuesit nisën me afrimet dhe rinovimet e kontratave. Nga grupi i sezonit të kaluar mbeti boshti i ekipit, nga mbrojtësi Gëzim Krasniqi dhe deri te sulmuesit Artur Magani dhe Ndriçim Shtubina. Ndërkohë, deri më tani janë afruar emra si Franc Ymeralilaj, Arbër Çyrbja, Alessandro Kacbufi, Bledar Lila, Mikhael Agbekpornu dhe Besart Krivanjeva. Infrastruk­tura model që ka klubi me fushën stërvitore në Lekaj, ia bën më të thjeshtë trajnerit Magani për të punuar fort në prag të startit të kampionati­t. Ndërsa në ditët e para të gushtit Egnatia do të udhëtojnë drejt Maqedonisë për të kryer fazën përgatitor­e.

 ??  ?? Besart Krivanjeva dhe presidenti Agim Demrozi
Besart Krivanjeva dhe presidenti Agim Demrozi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania