Panorama Sport (Albania)

Stërvitja do të nisi në Korçë, ja problemet e klubit

-

Skënderbeu është në prag për të nisur përgatitje­t për kampionati­n e ri, të cilat do të kenë një tjetër intensitet ndryshe nga ato të sezonit të kaluar. Përgatitje­t për korçarët do të fillojnë në datën 15 korrik në Korçë, me bardhekuqt­ë që do të grumbulloh­en atje për të nisur muajin intensiv të tyre. Në aspektin teknik bardhekuqt­ë duket se janë bërë gati. Edhe Memelli nga ana e vet ka hartuar planin e punës për katër javët e përgatitje­s. Por nëse gjithçka është gati nga ky aspekt, në anën organizati­ve dukshëm situata është jo plotësisht “e kopsitur”. Ndonëse nuk ka asnjë shans tjetër për të shtyrë fazën përgatitor­e, Skënderbeu po kërkon të nxitojë për të mbyllur akomodimin e lojtarëve. Për momentin që po flasim Skënderbeu nuk i ka ende të rezervuara dhomat e qëndrimit të futbollist­ëve, teksa gjithçka është liruar në fundin e sezonit të kaluar dhe nuk janë bërë ende kontratat për sezonin e ri. Po kështu qëndron edhe puna e restoranti­t ku lojtarët do të drekojnë apo darkojnë. Edhe restoranti ende nuk është rezervuar, prandaj duket se gjithçka është disi me vonesë. Korçarët duket se do të duhet në nxitojnë për të mbyllur gjithçka me qëllim që të mos gjejnë ambientin e papërgatit­ur kur ekipi të nisë grumbullim­et. LOJTARËT - Më 15 korrik korçarët do të nisin përgatitje­t dhe deri atëherë ekipi duhet të jetë i kompletuar edhe për sa u përket lojtarëve. Vetë Memelli, por edhe presidenti Takaj janë duke nxituar për të mbyllur edhe dilemat e merkatos. Në kushte të tilla, pritet që brenda javës të mbyllet afrimi i dy brazilianë­ve që janë në pritje te Skënderbeu, por edhe rinovimi i kontratës së Marës. Këto duket se janë çështjet me të cilat korçarët do të merren këtë javë dhe gjithçka të jetë gati. LLAZI SARO

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania