Panorama Sport (Albania)

Rinovimet, Rinovimet, Tirana Tirana 23 23 vjeç vjeç

Pas largimeve, ndryshim rrënjësor edhe i formacioni­t të bardhebluv­e

- OLSI AVDIAJ

Tirana rinohet në sezonin 20212022. Largimet dhe afrimet e lojtarëve duket se kanë ndryshuar edhe moshën në ekip. Nëse skuadra sezonin e shkuar kishte një mesatare prej 24.03 vjeç, këtë vit ajo do ta ulë më shumë se një vit, edhe pse lojtarët janë më të vjetër, por ndryshimi ka qenë se bardheblut­ë kanë larguar 30-vjeçarët. Dhe tani Tirana ka një mesatare në moshë rreth 22.9 vjeç. Në fakt, krahasimi ka qenë shumë i vështirë, sepse nuk janë të njëjtët lojtarë në numër ndërsa sezonin e shkuar kishte më shumë futbollist­ë.

KËMBIMI

Tirana ka ndjekur politikën e famshme “largo të vjetërit dhe afro të rinjtë”. Kështu, jashtë skuadre kanë mbetur Kristi Vangjeli, 35 vjeç, Agustin Torasën dhe Elton Kalenë 32 vjeç, Idriz Batha 29 vjeç, Jurgen Vrapi 22 vjeç. Me shumë mundësi largohet edhe Ardit Toli 24 vjeç. Janë afruar lojtarë shumë më të rinj, Realf Zhivanaj 23 vjeç, Vesel Limaj 24 vjeç, Florjan Përgjoni 24 vjeç dhe Redon Xhixha 23 vjeç që i mbush më 14 korrik. Duket qartë se ndryshimi është i madh te skuadra bardheblu, që rinohet nga ekipi i vjetshëm. Gjithsesi, Tirana ka zbritur në moshë dhe bardheblut­ë ia kanë dalë që të rinojnë skuadrën e tyre. ASNJË 30-VJEÇAR Tirana në këtë moment që flasim, nuk ka asnjë lojtar që të jetë 30 vjeç. Bardheblut­ë

janë të gjithë nën 30 vjeç, ndërsa i vetmi që ndryshon nga të gjithë është Ilion Lika. Gardiani do të jetë portieri i dytë dhe do të jetë pjesë e skuadrës këtë sezon. Gjithsesi, Lika tashmë i ka kaluar të 40-at, por fare mirë mund të jetë një nga titullarët në Superiore. VLERA

Ulja në moshë ka sjellë edhe uljen e vlerës së skuadrës. Tani Tirana vlerësohet jo më shumë se 3.7 milionë euro, nga 4.9 milionë euro sezonin e shkuar. Futbollist­i më me vlerë është Marsel Ismajlgeci, kartoni i të cilit vlerësohet 375 mijë euro. Sezonin e shkuar lojtari më i shtrenjtë ishte Idriz Batha me 400 mijë euro vlerë të kartonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania