Panorama Sport (Albania)

Flamurtari mes dilemave të mëdha, titullarët mendojnë largimin

Bashkia dhe administra­tori nuk po ndihen për të ardhmen

-

Flamurtari mes dilemave të mëdha. Nuk ka asgjë të qartë në kampin vlonjat, sidomos pas rrëzimit në Kategorinë e Dytë. Për të ardhmen të gjithë janë pa një plan konkret. Bashkia dhe administra­tori që nuk janë “as në qiell e as në tokë”, por në ankth janë sidomos lojtarët. Këta të fundit janë në një mëdyshje të madhe. Nuk dinë a do të rrinë apo të ikin. Titullarët dhe lojtarët me eksperienc­ë, menjëherë pas rënies në inferiore, nxituan që të shprehnin besnikëri, por duket se me kalimin e ditëve dhe në kushtet kur mungon një plan i qartë, po mendojnë largimin. Nëpërmjet burimeve konfidenci­ale pranë vetë futbollist­ëve, “Panorama Sport” mëson se boshti i ekipit në sezonet e fundit, Shpëtim Moçka, Andi Ribaj, Mateo Qarri, Krenviol Kreshpa, Gersi Diamanti, po shohin alternativ­a të tjera. Megjithatë, ata pohojnë të gjithë se në plan të parë është Flamurtari. “Nëse ka një plan të qartë për të ardhmen, qëndrojmë në Vlorë për të ringritur ekipin. Zgjedhja jonë e parë është Flamurtari”, shprehen njëzëri ata.

PËRGATITJE­T - Sezoni i tretë dhe historia po përsëritet. Duket se nuk ka asnjë plan që Flamurtari të formojë ekipin e ri që do ta përfaqësoj­ë në Kategorinë e Dytë. Deri tani nuk ka asnjë listë nga klubi me emrat e lojtarëve që do të ketë në organikë sezonin e ri. Po ashtu, nuk ka asnjë emër që të lakohet si trajner i Flamurtari­t. Sikurse sezonin e fundit në Superiore, sezonin në Kategorinë e Parë, edhe tani në të Dytën me shumë mundësi gjërat do të lihen për në limite, çka do ta vështirëso­jë edhe më shumë sezonin e vlonjatëve në këtë kategori të panjohur e të paprekur më parë. Flamurtari sezonin e ri do të përfaqësoh­et në elitë vetëm nga ekipet e moshave, që fatmirësis­ht arritën të shpëtonin. Nisur nga ky fakt, ekipet e akademisë nisën stërvitjen javën që shkoi, disa nga lojtarët e Flamurtari­t filluan stërvitjen me ekipin U19. Kështu, Kreshpa, Diamanti, Bocaj janë vendosur nën urdhrat e trajnerit Fjodor Xhafa. Ndërsa vihet re mungesa e Moçkës, Ribajt dhe Qarrit që janë të pavendosur për të ardhmen. ERMAL SIKA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania