Panorama Sport (Albania)

Plani i shitjeve, lojtarët e Bylisit mbeten... “stok”

Nga Qirko tek Ujka kanë oferta, por ngec transferim­i

-

Pasi shitën Franci Ymeraliajn tek Eg natia për 25 mijë euro dhe Valentino Muratajn te Partizani për 50 mijë euro, ngecin transferim­et e tjera. Janë jo pak, por 6 futbollist­ë të Bylisit që kanë mbetur “stok”. Edhe pse nuk u kanë munguar ofertat gjatë kësaj periudhe, klubi nuk e ka ndarë ende mendjen. Shkaku: kërkesat nuk janë brenda pritshmëri­ve të drejtuesve. Me merkaton që është në kulmin e saj, në Ballsh nuk pezmatohen. Ata janë të bindur se deri në mbyllje të “dritares” së hyrje-daljeve, do të kenë shitur lojtarë si Pano Qirko, Milosh Stojanoviç, Stivian Janku, Andi Hadroji, Serxho Ujka, por sidomos Beji Antoni. Nga ky i fundit kanë shumë më shumë shpresa në fakt, pasi të shumta janë ofertat që kanë ardhur në adresë të nigerianit edhe nga jashtë. Ai ishte shënuesi më i mirë i mallkastri­otëve dhe më të spikatur e krejt kampionati­t në sezonin 2019-2020 dhe kjo gjë shihet si “bonus”. Për titullarët e Bylisit kërkesat nuk kanë munguar nga Tirana, Dinamo, Partizani apo dhe Egnatia. Kjo është një periudhë tranzitore në klubin, aq sa aktualisht janë të përqendrua­r te skuadra U-19 (që është duke zhvilluar fazën “play off” për t’u shpallur kampion me skuadrat e të rinjve në grupet A, B dhe C në këtë grup-moshë). Aq e kanë vlerësuar këtë kompeticio­n, sa kanë aktivizuar edhe elementë të ekipit të parë si: Beqaj, Kosti, Mehmetaj, Preka, Emini apo dhe Ruçi e Haxhiaj e Vrenozi. Ballshiotë­t kanë qenë gjithmonë një skuadër që i kanë dhënë tonin Kategorisë së Parë, por po parapërgat­iten për një garë më të vështirë. Derisa do të luhet vetëm me një grup të vetëm, rivaliteti dhe konkurrenc­a do të jetë shumë e madhe. E megjithatë, hapi i parë dhe i rëndësishë­m që do të ndërmerret është trajneri. Që pas largimit të Veljko Dovedanit, klubi është i pavendosur për pasardhësi­n. Edhe pse janë duke shqyrtuar disa opsione, i kanë dhënë edhe pak kohë vetes deri të zgjedhin “timonierin”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania