Panorama Sport (Albania)

“Neymar Jr Fivealbani­a 2021”, Lear shpallet fituese

-

Është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe spektakola­re edicioni i tretë i “Neymar Jr Five Albania 2021”. Turneu që nisi rrugëtimin në 14 qershor, përfundoi finalen e 9 korrikut mes spektaklit dhe emocioneve. 12 ishin skuadrat pjesëmarrë­se që u shortuan me njëra-tjetrën në gjashtë ndeshje. Në takimin e parë Ginga Street fitoi bindshëm 3-0 ndaj The Wolves. Në ndeshjen e dytë, Wall Design mposhti me penallti Furtunën, duke avancuar më tej. Në ndeshjen e tretë skuadra nga Vlora, Lear, fitoi 2-0 ndaj KF Tirona. Ndeshja e katërt mes Gesak dhe Bolt ishte shumë e bukur, por skuadra e Bolt fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1. Ndërkohë, në ndeshjen e pestë dhe të gjashtë The Flying Dutchman dhe Illyrians siguruan një biletë për më tej, duke mundur respektivi­sht Brrylin dhe KF Apolonian. Gjashtë skuadrat e kualifikua­ra u ndanë në tri çifte. Ndeshja e parë mes Ginga Street dhe Bolt u mbyll me rezultatin 0-1 duke bërë që kampionet në fuqi të mos vazhdonin më tej. Në ndeshjen e dytë Wall Design fitoi ndaj The Flying Dutchman duke kaluar më tej njësoj siç bëri edhe ekipi i Lear që mundi 1-0 me penallti Illyrians. Tri skuadrat e kualifikua­ra u ndeshën me njëra-tjetrën në një triangolar­e për të nxjerrë çiftin finalist. Ekipi i Wall Design e humbi të drejtën për të qenë në finale pasi pësoi 2 humbje. Të parën ndaj Bolt dhe të dytën ndaj Lear, ku në të dyja ndeshjet humbi me penallti. Në finale u sfiduan ekipet e Bolt dhe Lear me këta të fundit që ia dolën të fitojnë 2-0 duke përsëritur suksesin e vitit 2017 dhe duke e fituar për të dytën herë këtë turne. Tashmë skuadra fituese e Lear do të jetë ajo që do të përfaqësoj­ë Shqipërinë në muajin dhjetor mes shumë shteteve në Brazil, ku do të kenë përkrah edhe yllin brazilian Neymar, emrin e të cilit mban ky turne. Një edicion i mbyllur me shumë sukses ku gjithçka përfundoi me finalen që solli shumë emocione dhe spektakël.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania