Panorama Sport (Albania)

Xhumba: Erdha të ringre Luftëtarin e tradhtuar

“Sporti u takon njerëzve të sportit, boll më me rrogëtarë”

- TOMOR SHEHU

Luftëtari po hedh hapa të sigurt për ringritjen. Vërtet iu desh ta nisin nga fundi (Kategorinë e Tretë), e megjithatë plani i drejtuesve është i qartë: të ngjiten një orë e më parë në elitë. Ky rrugëtim ka ende punë në fakt, pasi sezonin 2021-2022 do t’u duhet që të militojnë në Kategorinë e Dytë. Gjirokastr­itët e dinë që duhet të jenë me këmbë në tokë dhe riorganizi­mi të jetë i mirëmendua­r. Është ky shkaku që kanë zgjedhur një emër të mirënjohur edhe për akademinë. Do të jetë pikërisht Altin Xhumba, përgjegjës­i për sektorin e moshave. Në një prononcim të dhënë enkas për “Panorama Sport”, ai na shpalos projektin e riorganizi­mit të AF Luftëtari. “Njerëzit e sportit janë ata që duhet të bëjnë sportin. Unë futbollin e kam në gjak. Im atë,

Gligori, në vitet ‘60-‘70 ka veshur fanellën e Luftëtarit. Im vëlla, Ariani, po ashtu, përfaqësoi me dinjitet këtë ekip dhe atë kuqezi. Ai mban edhe statusin e lojtarit gjirokastr­it me më shumë përfaqësim­e me Kombëtare. Pse e bëra këtë prezantim, pyesni?! Për të treguar që Luftëtari nuk është i askujt, por i të gjithëve. Më vjen shumë keq që ky qytet me emra emblemë në futbollin gjirokastr­it dhe atë kombëtar të kishte fundin e pamenduar nga askush. Dhe, duke qenë i të gjithëve, mora mbi ‘supe’ ringritjen e Luftëtarit të tradhtuar dhe shkatërrua­r me qëllim. Pranova me dëshirë pozicionin e drejtorit të akademisë, vetëm e vetëm që Luftëtari të mbetet në nivele të larta. Futbolli është pasion dhe si i tillë duhet të funksionoj­ë. Nga unë i pari dhe të gjithë me radhë, na kërkohet të krijojmë sa më shumë masivitet mes fëmijëve. Qëllimi parësor i punës sonë do jetë furnizimi me lojtarë cilësorë Luftëtarit. Së bashku me administra­torin Hysi, kryebashki­akun Golemi, jemi duke punuar me ndarjen e grup-moshave”, tha fillimisht mbrojtësi i viteve 1990-2000.

PLANI - Në Gjirokastë­r po punohet nga drejtuesit e AF Luftëtari për ristruktur­imin e akademisë bluzi. Këtë e bën të ditur drejtori aktual Altin Xhumba. “Kanë pak rëndësi rezultatet e akademisë, ajo që ne duam është prodhimi i 5-6 lojtarëve në vit, që t’i shërbejnë ekipit të parë pas 3-4 sezoneve. Për të përmbushur këtë detyrë, kemi mbështetje­n e bashkisë. Falë këtij bashkëpuni­mi, është menduar që fëmijët të paguajnë nga 3000 lekë të rinj në muaj. Natyrisht që do të përfaqësoh­emi nga moshat 9 deri në 19 vjeç këtë sezon futbollist­ik. Gjykojmë se është një vlerë monetare që nuk rëndon te xhepat e prindërve, po të marrim në konsiderat­ë se shërbimet e tjera do të merren përsipër nga presidenca. Mbi të gjitha, trajnerët do të jenë profesioni­stë. S’do të ketë më trajnerë ‘rrogëtarë’. Që të bësh futboll dhe të jesh futbollist, duhen tri elemente të rëndësishm­e: Sakrificë, pasion, punë”, përfundoi Xhumba.

 ??  ?? Altin Xhumba, drejtori i ri i akademisë AF Luftëtari
Altin Xhumba, drejtori i ri i akademisë AF Luftëtari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania