Panorama Sport (Albania)

Akord me mbrojtësin Frashëri, për portën pritet Kadri Birja

-

Maliqi nuk ka në plan që të jetë kalimtar në Kategorinë e Parë, që për ta është debutim historik. Pasi u ngjitën, klubi kërkon që të ndërtojë një skuadër dinjitoze. Kampionati do të jetë shumë herë më i ashpër nga vjet dhe drejtuesit po marrin masa. Një pjesë e mirë e organikës do të ruhet, megjithatë nuk do të mungojnë as përforcime­t me peshë. “Panorama Sport” mëson ekskluzivi­sht se juglindorë­t po bëhen gati për një goditje “big” në merkato. Ata kanë arritur akordin me Erlis Frashërin, mbrojtësin e linjës së majtë. Korçari këtë sezon pritet të rikthehet në futbollin shqiptar, pas dy viteve që është aktivizuar te Gjilani e Drenica në Kosovë. 33-vjeçari është një futbollist ekspert, pasi mbi shpatulla ka një karrierë mjaft të pasur. Ai ka milituar në shumë klube të mëdha në futbollin shqiptar, si Skënderbeu, Teuta, Besa, Partizani, Tomori, Luftëtari etj. Afrimi i tij te skuadra e qytezës së vogël juglindore pritet të rritë ndjeshëm cilësinë e grupit. Objektivi i bardhekuqv­e do të jetë sigurimi i qëndrimit në Kategorinë e Parë. Vlen të theksohet fakti se Maliqi do të nisë përgatitje­t për sezonin e ri më datë 15 korrik në qytetin e Korçës. Maliqarët janë gjithashtu edhe në kërkim të një portieri, pasi Lamellari me shumë gjasa këtë sezon të ri, do të bëjë rolin e trajnerit të portierit. Mësohet se drejtuesit e klubit janë në bisedime me gardianin Kadri Birja. Gjithsesi, duhet theksuar se bisedimet me 31-vjeçarin janë në fazat e para dhe ende nuk është arritur një marrëveshj­e. ILDI MEROLLI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania