Panorama Sport (Albania)

Marku: Josa ka angazhime të tjera, sot flasim me Dalipin

- DITMIR PEMA

ërbuni duhet të zbriste më 15 korrik në fushë, por kjo nuk do të ndodhë. Axhenda është shtyrë për një afat të dytë, pasi ende nuk dihet se kush do ta drejtojë ekipin. Klubi ëndërronte Mirel Josën për stolin, por akordi duket i vështirë dhe për këtë janë të vetëdijshë­m edhe drejtuesit. Është vetë administra­tori Kristian Marku që e zbulon këtë për “Panorama Sport”, ndërsa rrëfen se sot do të zhvillojnë një takim me trajnerin Edmond Dalipi. “Do ta nisim këtë sezon me pretendime të mëdha. Shumë shpejt do të vijnë edhe goditjet e para në merkato, për të përforcuar repartet që kanë nevojë. E megjithatë, fillimisht duhet të zgjidhim çështjen e stolit. Është folur së fundmi se një kandidatur­ë e mundshme mund të ishte Mirel Josa, por ai ka angazhime të tjera, ndaj kjo bëhet e pamundur. Fillimisht do të flasim me Edmond Dalipin dhe nëse nuk biem dakord, do të hyjmë në bisedime me të tjerë, që e kanë drejtuar edhe më parë Tërbunin. Kemi pasur disa vetofrime, por fillimisht do të bisedojmë me trajnerin që mbylli sezonin. Përveç këtij të fundit, sot do të bisedojmë edhe me disa nga futbollist­ët titullarë. Të shohim ç’kanë vendosur për sezonin e ardhshëm. Kemi dëshirë të mbajmë në ekip edhe portierin Demi, që ka përvojën e duhur dhe besoj se do të biem dakord. Jemi në bisedime edhe me disa lojtarë pukjanë që luajnë nëpër klube të tjera, shpresojmë që të afrohen në ekipin e vendlindje­s. Dyert për ta janë të hapura. Sapo të emërohet trajneri, ne do të hyjmë në merkato jo vetëm në tregun vendës, por edhe atë të jashtëm”, përfundoi administra­tori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania