Panorama Sport (Albania)

Stadiumi me fushë të re, gati më 5 shtator

-

FSHF po kryen investimin e radhës në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania”, që ka të bëjë me ndërhyrjen në tapetin e fushës, me shpresën që në vazhdimësi të mos ketë probleme si në të shkuarën. Që prej së premtes së javës së shkuar ka nisur puna për heqjen e tapetit të vjetër në fushën e stadiumit “Air Albania”, që do të zëvendësoh­et me tapetin e ri i cili pritet të jetë me bar hibrid e natyral dhe parashikoh­et që gjithçka të jetë gati për në muajin shtator, kur Shqipëria do të rinisë fushatën e ndeshjeve eliminator­e kundër Hungarisë, të vlefshme për Botërorin “Katar 2022”. Procesi i heqjes së tapetit të vjetër, si dhe rregullimi i bazamentit zgjat 7 deri në 9 ditë dhe momentalis­ht po punohet intensivis­ht e me ritme të larta. Tapeti i ri që do të vendoset do të ketë në përbërjen e tij bar hibrid dhe bar natyral. Në një prononcim të dhënë për “fshf.org”, administra­tori i stadiumit “Air Albania”,

Kejdi Tomorri, u shpreh për punën që po kryhet aktualisht, kohëzgjatj­en e punimeve, si dhe pritshmëri­të për cilësinë dhe ngarkesën që mund të mbajë tapeti i ri i stadiumit. “Kemi filluar nga e premtja heqjen e tapetit të vjetër, proces i cili së bashku me rregullimi­n e bazamentit do të dojë një kohë nga shtatë deri në nëntë ditë. Më pas do të procedohet me instalimin e tapetit hibrid, i cili do të mbillet me farën e barit. Normalisht është një proces që kërkon dy muaj kohë, por ne jemi duke i afruar proceset me njëra-tjetrën dhe besoj se më 5 shtator. Për ndeshjen e parë që Shqipëria do të luajë këtu ndaj Hungarisë, fusha do të jetë gati dhe në gjendje optimale. Përzgjedhj­a e tapetit hibrid është bërë me këtë qëllim, që të mbajë ngarkesë më të madhe dhe mund të përdoret edhe për koncerte apo spektakle që mund të mbahen në fushë”, u shpreh Tomori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania