Panorama Sport (Albania)

Sarri i dashuruar me shqiptarët, afron Shehun

-

Trajneri Mauricio Sarri duket i dashuruar me shqiptarët. Pas Hysajt, ai afron te skuadra e parë e Lacios edhe një mesfushor të ri dhe të talentuar shqiptar. Florent Shehu është një futbollist me origjinë shqiptare, i cili aktivizohe­t me skuadrën e 19-vjeçarëve të Lacios. Teksa po kalonte pushimet me familjen e tij, mesfushori është thirrur nga trajneri i ri, Mauricio Sarri, për t’u bashkuar në stërvitje me ekipin e parë. Një hap i madh ky për 19vjeçarin, i cili nuk e ka menduar dy herë këtë lëvizje. Shehu luan në rolin e mesfushori­t dhe ka dy nënshtetës­i: zvicerane dhe franceze. Prej 2 vitesh, ai është pjesë e Lacios që kur u transferua nga të rinjtë e Levantes në vitin 2019. Për mikrofonat e “Lazio Style Channel”, Shehu u shpreh: “Jam i lumtur që jam këtu në qendrën stërvitore të Lacios, është një mundësi unike për mua të punoj me një trajner si Sarri. Krahasuar me ‘Primaveran’, ka më shumë intensitet dhe cilësi. Kjo thirrje më befasoi, nuk e prisja. Isha me pushime, ata më thirrën dhe menjëherë u ktheva. Unë dua të jap maksimumin tim në çdo seancë stërvitore dhe të përmirësoh­em shumë, duke marrë frymëzim nga shumë lojtarë të shkëlqyer në skuadër. E ardhmja? Unë thjesht dua të jap më të mirën time, atëherë gjërat vijnë vetë. Unë do të punoj shumë për të dhënë gjithmonë më të mirën. Të jesh këtu është pa dyshim një ëndërr. Për fat të keq, rënia e formës te skuadra e Primaveras ndikoi në gjysmën e dytë të sezonit falë disa dëmtimeve. Unë gjithmonë jam frymëzuar nga Nejmar, ndërsa në skuadrën aktuale më pëlqen shumë Milinkoviç Saviç”, tha 19-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania