Panorama Sport (Albania)

Xhokoviç fiton Uimbëlldon­in e 6-të, italianët duhet të presin

Serbi arrin dyshen Nadal-federer, gati të thyejë rekordin e Rod Laver

-

Adhuruesit e tenisit u kënaqën dje me fitoren e Novak Xhokoviçit në Uimbëlldon, ndërsa në Itali ende duhet të presin për të parë një italian të fitojë në fushën legjendare me bar. Në finalen e vitit 2021 të Uimbëlldon­it, Novak Xhokoviç përmbysi Mateo Berretinin dhe me rezultatin 3-1 fitoi "Grand Slemin" e 20-të në karrierë, duke barazuar dyshen Federer-nadal. Serbi dhe italiani zhvilluan një sfidë të mirë. Romani luajti një ndeshje me intensitet të jashtëzako­nshëm. Ai e mbajti fushën për më shumë se 3 orë, por në fund iu desh të hiqte dorë nga ëndrra për të fituar Uimbëlldon­in pas katër setesh 6-7, 64, 6-4, 6-3. Një fitore historike për serbin, i cili merr kështu titullin e 6-të në Uimbëlldon (i 3-ti radhazi siç kishte arritur, në epokën e Open, vetëm Borg, Sampras dhe Federer) dhe mbi të gjitha arrin Federerin dhe Nadalin në krye të renditjes së triumfeve në turnetë "Slem", me 20 të tillë. Nëse ai triumfon në US Open shtatorin e ardhshëm, do të barazonte një rekord që qëndron në këmbë prej vitit 1969 (i fundit që ka fituar është Rod Laver).

TAKIMI - Ndeshja nisi me italianin që me përmbysje fiton setin e parë, duke dominuar me shërbime të forta. Përpjekja e madhe, fizike dhe mendore e bëri të vetën, sepse në setin e dytë "Nole" mori lojën nën kontroll dhe falë gabimeve të kundërshta­rit dhe forcës

psikologji­ke ia doli të fitonte ndeshjen me rezultatin 3-1. FEMRAT - Të shtunën Ashli Barti ia kishte dalë të fitonte finalen e femrave. Ajo mundi Karolina Pliskovën në tri sete: 6-3, 6-7 dhe 6-3. Australian­ia dominoi takimin dhe nuk i la pothuajse asnjë mundësi kundërshta­res së saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania