Panorama Sport (Albania)

Mekgregor thyen kaviljen, Poirier i jep leksione

Sfidanti: Luan pistë dhe kërcënoi me jetë, por në fund e pësoi

- OLSI AVDIAJ

Konor Mekgregor thyen kaviljen dhe humbet ndeshjen ndaj Dastin Poirierit, me këtë të fundit që kryeson 2-1 në përballjet direkte, por edhe një premtim për një takim të katërt në muajt në vazhdim. Konor Mekgregor dhe Dastin Poirier u ndeshën mëngjesin e djeshëm në oktagon ku sfida përfundoi me një fitore të këtij të fundit me TKO.

Gjithçka u mbyll në raundin e parë, kur Poirier arriti të rrëzonte në tokë irlandezin, por ndeshja u ndërpre nga gjyqtari, pasi Mekgregor kishte thyer këmbën. 32vjeçari doli me barelë nga fusha dhe tanimë e ardhmja e tij brenda oktogonit është shumë në dyshim për shkak se thyerja e pësuar është në një zonë delikate, në kyçin e këmbës. Poirier fiton kështu sfidën e tretë mes të dyve dhe kryeson tani më me dy fitore kundrejt irlandezit.

REAGIMET - Numri një i peshave të lehta kishte dominuar ndeshjen deri në momentin kur theu kaviljen dhe gjyqtari vendosi të mbyllte ndeshjen me irlandezin që pranon humbjen. “The Diamond”, siç i thonë Poirierit, sqaroi në fund të takimit gjithë dinamikën e ndeshjes. “Kaviljen e frakturoi në fillim të raundit dhe më pas situata u përkeqësua. Kur u rrotullua, situata iu bë më e vështirë. Nuk flitet siç bën ai. Kërcënoi me vrasje dhe përdori fjalë shumë të rënda. Luan edhe pistë, më kapi prej dorezash. Mund të më kishte puthur fundshpinë­n. Ndonjëherë ndodh edhe kështu”, sqaroi Dastin Poirier. Për “The Notorious”, Konor Mekgregor, situata është ndryshe. “Po i godisja kokën, por godita këmbën. Ky nuk është fundi. Bukurosh, ti e di që kjo nuk është ndeshja e fundit. Nëse duhet të përgjigjem jashtë, do ta bëj jashtë. Nuk e çaj fare kokën”, u shpreh Konor Mekgregor. Ky i fundit ofendoi edhe gruan e Poirierit, situatë që vazhdon prej ditësh. Pavarësish­t fjalëve, dëmtimi i 32-vjeçarit është i rëndë dhe mund t’i rrezikojë karrierën siç ka ndodhur me sportistë të tjerë. Për Dastin Poirier tani dyert e sfidës janë të hapura për kampionin e peshave të lehta UFC, Oliveira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania