Panorama Sport (Albania)

NOTAT E ITALISË

-

DONARUMA 9 - As dy minuta dhe ndëshkohet pa pasur asnjë përgjegjës­i. Në thuajse 120 minutat pasardhëse ka shumë momente të ndërlikuar­a, por nuk i duhet të bëjë asnjë pritje shpëtimtar­e. Te penalltitë merr edhe një herë statusin e heroit.

DI LORENCO 6 - Ka peshën më të madhe të fajit në golin e pësuar, por megjithëse vuan shumë, nuk heq dorë dhe dhuron një provë sakrifice të madhe. Edhe pse e merr veten me kalimin e minutave, pasaktësia e shoqëron deri në vërshëllim­ën përfundimt­are. BONUÇI 7,5 - E kishte nisur në mënyrën më të keqe, por duket sikur futet një tjetër Bonuçi në fushë pas pjesës së parë. I jep Italisë golin që e mban në ndeshje dhe ndez shkëndijën e shpresës e cila në fund do të sjellë fitoren.

KIELINI 8 - Ndoshta luan ashpër, por me anglezët gjen terrenin e duhur për lojën e tij. Nuk e humb kurrë toruan dhe drejton si duhet repartin. Në topat e lartë askush nuk fluturon mbi të dhe merr pjesë në amullinë që sjell barazimin. 37 vjeç pas thuajse dy muajsh, por Juvja e pret si kampion duke i ofruar kontratën e re.

EMERSON 6,5 - Nuk është Spinacola, por prova e tij është shumë dinjitoze. Kur topin e kanë të tijtë, shndërrohe­t gjithmonë në një forcë të shtuar ofensive. Ka forcë deri në fund kur për pak sa nuk ndihmon Belotin për të shënuar (nga 117' Florenci - pa notë, por mund të thotë se ishte në fushë në këtë sukses e nuk është e paktë). BARELA 5,5 - Ndër më të dobëtit në fushë për italianët. Nuk preson, nuk organizon dhe i pamjaftues­hëm për të bërë "filtrin". Ndeshja e tij mbyllet edhe me një karton që sidoqoftë nuk i heq dëshirën për festë (nga 54' Kristante 6,5 - Hyn në fushë për duelet fizike dhe përfundon duke i rritur ritmin Italisë. Me futjen e tij ekipi ndryshon rrënjësish­t dhe meritat i takojnë Mançinit, por edhe atij).

ZHORZHINJO 6,5 - Në 20 minutat e para të sfidës fundoset nga presingu anglez, por arrin të nxjerrë kokën me kalimin e minutave. Arbitri e shpëton nga një karton i kuq, ndërsa mesfushori, më i miri për Italinë deri në këtë pikë të turneut, mendon të shtojë emocionet duke gabuar penalltinë vendimtare.

VERRATI 6,5 - Nga treshja e mesfushës është ai që e nis më mirë, pavarësish­t markimit të rreptë nga Filips. Në pjesën e dytë, goditja me kokë që grushtohet nga Pikford përpara se Bonuçi ta çonte në rrjetë, mban pikërisht firmën e Verratit (nga 96' Lokateli

- pa notë. Freskia e tij i hyn në punë Italisë vetëm për të rezistuar pa dëme në minutat e fundit).

KIEZA 7,5 - Ndoshta nuk furnizohet sa duhet, por është nga të paktët e Italisë që jep ndjesinë që mund të bëjë diçka. Meriton golin në të paktën një rast, por aty ku anglezët nuk arrijnë dot, futet fati që e privon nga minutat e fundit për një dëmtim në kavilje (nga

86' Bernardesk­i pa notë - Mundohet t'i shtojë diçka një ekipi pa gjeometri. Përpiqet, por nuk ia del të lërë gjurmë).

IMOBILE 5 - Rënia e bomberit prek fundin në finalen e djeshme. I dobët në çdo aspekt, nuk arrin të bëjë asgjë dhe Mançini me të drejtë e largon nga fusha (nga 54' Berardi 6,5 - Futet me mendësinë e duhur dhe për pak sa nuk gjen golin pas një vertikaliz­imi brilant të Bonuçit. Me të në fushë, edhe Shou ul rrezen e veprimit çka rezulton e dëmshme për Anglinë).

INSINJE 6.5 - Më tepër nervoz se zakonisht, mezi arrin të dialogojë, por kur ia del për Anglinë ka dhimbje. I gjallë e gjithmonë në qendër të manovrës (nga 91' Beloti pa notë - Bën diçka më shumë se Imobile, por nuk lë dot gjurmë dhe për më tepër, gabon një nga penalltitë). TRAJNER MANÇINI 8 - Nuk gaboi asgjë, jo vetëm dje, por gjatë gjithë menaxhimit të tij. Durim dhe zgjedhje të sakta që sjellin trofeun europian në Itali 53 vjet pas herës së fundit. Italia e tij është thjesht fantastike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania