Panorama Sport (Albania)

NOTAT E ANGLISË

-

PIKFORD 7 - Nuk është portieri më i mirë në historinë e Anglisë, por dhuron disa pritje cilësore. Te penalltitë bën sa mundet, teksa gjatë finales kishte ndalur çdo italian, përveç Bonuçit.

UOKER 6.5 - Në treshen mbrojtëse apo në krah, nuk ka problem pasi anësori i Sitit kryen me saktësi të gjitha detyrat (nga

120' Sanço 4 - Trajneri i beson shënjestrë­s së yllit më të ri të Junajtidit, por saktësia e tij lë shumë për të dëshiruar përveçse dëmton në mënyrë serioze kombëtaren angleze).

STONS 5.5 - Sa i përket manovrës, ia dorëzon çelësat Meguajërit. Paraqitja e tij kalon pa njolla specifike, megjithatë sa herë i ushtrohet trysni, shfaq të gjitha limitet e rolit.

MEGUAJËR 6 - Nëse merr një notë të tillë, merita është më shumë e lojtarëve ofensivë italianë që nuk e provokojnë kurrë.

TRIPIER 7 - Ishte basti që Sauthgejti fitoi duke qenë se mbrojtësi i Atletikos është ai që dha asistin e golit. Me shpejtësin­ë e tij bën si duhet të dyja fazat deri kur Italia barazon dhe trajnerit i duhet më shumë forcë sulmues (nga 70' Saka 6 - I rrezikshëm falë kilometraz­hit, por përveç një kartoni të Kielinit nuk bën shumë. Pavarësish­t moshës, ka kurajën të marrë përsipër një penallti vendimtare nga e cila me siguri do të nxjerrë shumë mësime).

FILIPS 7 - Ndoshta ndeshja e tij më e mirë e të gjithë Europianit. Me shumë përkushtim mbulon Verratin e më pas gjen kohë e forcë për të sulmuar. Energjitë e tij duken të pashtershm­e e jo më kot ishte motori i skuadrës edhe në finale.

RAJS 7 - Një ndeshje e madhe edhe për mesfushori­n që pakkush e njihte përpara këtij Europiani. Vertikaliz­imet dhe mbulimet e tij ishin të gjitha të sakta, por në momentin e nevojës për përvojë, trajneri zgjodhi Hendersoni­n i cili nga minuta e

74-t i dha tjetër "veshje" mesfushës (nga 120' Rashford 4 Duhet të ishte specialist­i i pikës së bardhë, por shndërrohe­t në makth. Mund Donarumën, por jo shtyllën me topin që përplaset te pingulja dhe shkon në fundore, ashtu siç shkojnë edhe shpresat e Anglisë për ta përjetuar triumfin në shtëpi).

SHOU 7 - Goli i mrekullues­hëm ashtu si shumica e ndeshjes së tij. Barela paguan faturën e përpjekjev­e për ta mbuluar, teksa anësori i Junajtidit u dha vazhdimësi të gjithë gjërave të mira që pati treguar gjatë sezonit të tij me ekipin e klubit.

MAUNT 5.5 - Më tekniku, por paradoksal­isht edhe më i fikuri. Mendon shumë për detyrat dhe në ato kushte fantazia e tij nuk del aspak në pah. Hapësirat e pakta dhe ndjekja e rivalëve e nxjerrin totalisht jashtë xhirove e mbase duhej zëvendësua­r më herët (nga 99' Grilish 5 - Shumë talent, por edhe shumë mediatik. Të gjithë i druheshin, por mesfushori nuk tregoi asgjë nga repertori që ka kthyer në një yll të futbollit përtej La Manshit.

STERLING 5.5 - Duhet të ishte mes lojtarëve vendimtarë, por individual­izmi i tepër e penalizon atë dhe ekipin. Rivalët i druhen dhe e kufizojnë në ato pak nisma që ndërmerr. Ndeshje për t'u harruar.

KEJN 7 - Luan për skuadrën për 120 minuta, por për fatin e keq jo të gjitha janë cilësore. Pas minutës së 70-të, kur nis t'i bjerë edhe ritmi, bie edhe Anglia që pas golit të pësuar nuk ringrihet më. Me forcat e fundit mban ekipin gjallë te penalltitë, por nuk mjaftoi. TRAJNER SAUTHGEJT 5.5 - Sjell në finale një ekip rreth të cilit kishte shumë skepticizë­m. Për mënyrën se si nisi sfida, mund ta menaxhonte më mirë duke ndërhyrë më herët. Edhe një herë, e në 25 vite distancë, ëndrra e tij europiane, përplaset pas shtyllës. Merita ka të shumta, por finalen e fitoi Mançini.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania