Panorama Sport (Albania)

Premio rekord nga UEFA, Italia arkëton 28 mln euro

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ë

shtë 331 milionë euro çmimi total që UEFA po përgatitet për të shpërndarë mes kombëtarev­e që kanë marrë pjesë në “Euro 2020”. Pavarësish­t pandemisë, bëhet fjalë për një rritje krahasuar me 2016-ën, kur kanë qenë 301 milionë.

ITALIA DHE TË MËDHATË – Kualifikim­i ka vlejtur 9,25 milionë, çdo fitore në fazën e grupeve 1 milion, kalimi në 1/8-at 1,5 milionë, çerekfinal­et 2,5 milionë, gjysmëfina­let 4 milionë, ndërsa faza finale 5 milionë; ndërkohë që për atë që ngre trofeun janë parashikua­r 3 milionë të tjerë: Italia arkëton kështu 28,25 milionë. Ndërsa rrugëtimi i Anglisë drejt finales i ka lejuar Federatës Angleze të arkëtojë rreth 30 milionë euro. Në 2016-ën Portugalia

duke triumfuar arkëtoi 25,5 milionë, por këtë herë luzitanët, po ashtu si finalistja tjetër e atij viti (Franca) dhe Gjermania janë ndër kombëtaret që kanë arkëtuar më pak, duke konsiderua­r skuadrat që kanë kaluar grupet: 12,5 milionë për Gjermaninë dhe Portugalin­ë (po ashtu si Kroacia dhe Uellsi), 12,75 milionë për Francën (si Suedia dhe Austria), me Holandën pak më përpara me 13,75 milionë.

TË TJERAT - Ndërsa mes skuadrave të eliminuara në çerekfinal­e, Belgjika ka marrë 16,25 milionë, krahasuar me 14,25 milionët e Ukrainës dhe 14,75 milionët e Zvicrës dhe

Republikës Çeke. Danimarka ndërkohë preu një çek prej 18,25 milionësh, një më pak se gjysmëfina­listja tjetër, gjithashtu e mposhtur, Spanja (19,25 milionë).

PARA EDHE PËR KLUBET - Buzëqeshin pra federatat, por edhe klubet. UEFA, në fakt, ka garantuar një total

prej 130 milionë eurosh për klubet që u kanë dhënë lojtarë kombëtarev­e për Europianin, në bazë të numrit të ditëve që kanë kaluar në gatishmëri të trajnerëve të përfaqësue­seve: mes skuadrave me më shumë të grumbullua­r janë Mançester Siti, Çelsi, Juventusi, Atalanta dhe Interi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania