Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BRAZILIT

-

EDERSON 6 - Nuk mund të bëjë asgjë te goli i pësuar. Në pjesën tjetër të ndeshjes përgjigjet prezent sa herë thirret në detyrë. DANILO 5 - I fikur në fazën sulmuese. Nuk e ndihmon dot ekipin dhe vuan shumë për t'u përshtatur si me Evertonin, ashtu edhe me Riçarlison­in. TIAGO SILVA 6 - Luan si gjithmonë ndeshjen e tij. I bën detyrat siç duhet, por pa ndonjë shkëlqim të jashtëzako­nshëm. MARKINJOS 6 - Ashtu si shoku i skuadrës nuk i lë fare hapësira Lautaro Martinezit. Ndeshje pozitive.

RENAN LODI 4,5 - Gabimi që ai bën në momentin kur Di Maria shënon gol është foshnjarak. Nuk e lexon dot topin dhe kjo gjë i kushton humbjen Brazilit. Nuk e merr dot kurrë veten (nga 76' Emerson-pa notë).

KASEMIRO 5,5 - Larg mrekullive që ka bërë këtë sezon si lojtar i Realit të Madridit. Bën shumë gabime dhe nuk bëhet dot lideri i "Seleçaos".

FRED 5- Ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë dhe ai e kushtëzon për ndeshjen. Largohet në fundin e pjesës së parë (nga 46' Firmino 5- Nuk e ndryshon dot fatin e ndeshjes).

PAKETA 5- Disa shpërthime, por shumë gabime. Nuk bën ndeshje si dy të mëparshmet (nga 76' Gabigol 6,5- Futet dhe krijon 3 raste të rrezikshme. Nga më të mirët e ndeshjes).

RIÇARLISON 5,5 - E nis mirë, por pastaj në pjesën e dytë humbet. E shoqëron nervozizmi.

NEJMAR 5,5- Duhet të ishte finalja e tij, por në fakt ai zhgënjen në këtë ndeshje. Bën disa aksione, por vetëm kaq.

EVERTON 4 - Një nga më të dobëtit. Kurrë nuk u bë protagonis­t (nga 63' Vinicius 5- Futet, por nuk e ndryshon ndeshjen. Provon, por nuk driblon asnjë).

TRAJNERI TITE 5 - Skuadra e tij dukej e dorëzuar, pa plan për të goditur kundërshta­rin e mbrojtur me shumë forca.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania