Panorama Sport (Albania)

NOTAT E ARGJENTINË­S

-

MARTINEZ 6,5 - Dy pritje të rëndësishm­e, edhe pse jo shumë të vështira. Bëhet protagonis­t edhe ai në këtë finale.

MONTIEL 6,5 - Mbron si një luan. Nuk duket shumë herë në sulm, por këtë herë nuk duhej fare mbështetja e tij.

ROMERO 7 - Për aq kohë sa qëndron në fushën e lojës nuk humbet asnjë duel. Rritje e jashtëzako­nshme (nga 80' Gonzalez-pa notë). OTAMENDI 6 - Mbron me negativite­t, edhe përtej rregullit. Por, në fund ka ai të drejtë dhe feston bashkë me të gjithë të tjerët. AKUNJA 6 - Shumë mirë në nisjen e ndeshjes, pastaj bie fizikisht. Megjithatë, nuk dështon.

DE POL 7,5 - Për shumë minuta është më i miri në fushën e lojës. Ka kualitet dhe grintë. Shpik pasime dhe rikuperon topa. Asisti për Mesin në fund është qershia mbi tortë.

PAREDES 5,5 - Shumë nervoz ky njeri si gjithmonë. Skaloni e largon, sepse mund të dilte me karton të kuq (nga 54' Rodrigez

6- Futet dhe sjell ekuilibër).

LO SELSO 5,5 - Shumë gabime dhe pak saktësi. Skaloni e largon edhe atë sepse është i ndëshkuar me të verdhë (nga 64' Taljafiko- Futet dhe i jep një dorë mbrojtjes).

MESI 5,5 - Pritshmëri­të ishin nga ai dhe nga Nejmari, por si braziliani edhe kapiteni argjentina­s e gabon ndeshjen. Ka qenë gjithmonë protagonis­t, por në finale pushoi.

LAUTARO 5 - Është gati për luftë, por nuk lë shenjë përpara. "Fiket" për shumë minuta, por nuk shërbehet ashtu siç duhet (nga 80' Pecela 6- Vendimtar në mbylljen e goditjes së Gabigol). DI MARIA 7 - Shënon golin që vlen triumfin e Argjentinë­s në Kupën e Amerikës. Klasi i tij është i përjetshëm (nga 80'

Palacios- Pa notë). TRAJNERI SKALONI 6,5 - Skuadra e tij nuk është brilante, por kompakte dhe e fortë. Ia del të triumfojë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania