Panorama Sport (Albania)

Arturo Vidal, në merkato

-

Kiliani do të ketë mundësi të vlerësohet nga tekniku Inzagi gjatë ditëve të para të fazës përgatitor­e. Sezoni i tij i fundit me zikaltrit ka lënë për të dëshiruar dhe rendimenti i tij nuk ka qenë i mjaftueshë­m për të justifikua­r pagën e lartë prej 6 milionë eurosh që merr. Vidal është nxjerrë për momentin në merkato, por të vetmet opsione të besueshme vijnë nga Amerika Latine: Boka Zhuniors, Flamengo dhe Klub Amerika, ndërsa sirena ka edhe nga MLS.

Ture, opsion për Milanin

Fode Ballo Ture, është ky emri i fundit që po qarkullon në zyrat e drejtuesve të Milanit, për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes. Senegalezi është pjesë e ekipit të Monakos prej 3 sezonesh dhe kuqezinjtë kërkojnë t'i sigurojnë shërbimet e tij fillimisht në formë huazimi për të siguruar më pas të drejtën e blerjes për 4 milionë euro. Francezët nga ana e tyre kërkojnë të përfshijnë në akord, detyrimin për blerjen e 23-vjeçarit.

Muharemovi­ç është i Juves

Tarik Muharemovi­ç quhet blerja më e re e Juventusit. Një nga mbrojtësit qendrorë me pritshmëri­të më të larta për të ardhmen ka firmosur një kontratë 4-vjeare me bardhezinj­të dhe do të angazhohet fillimisht me Primaverën, për të qenë i gatshëm në thirrjen e parë të trajnerit Alegri. Boshnjaku me pasaportë sllovene, i lindur në vitin 2003, është i fortë fizikisht, ka cilësi në lojën një kundër një dhe ka personalit­et që e ka bërë të djege etapat në klubet e moshave.

Sensi, drejt rikthimit

Stefano Sensi ka kaluar një dëmtim në kofshën e djathë dhe është ende duke u rikuperuar. Trajneri i ri i Interit, Simone Inzagi, do të kërkojë ta ketë në dispozicio­n dhe ta vlerësojë nëse do të jetë apo jo në gjendje për të nisur sezonin e ri me marshin e duhur. Nuk dihet ende sa do të ndikojë në formën e lojtarit dëmtimi që e la jashtë këtij Kampionati Europian, por tekniku dhe gjithë ambienti zikaltër beson se ai do të kthehet vendimtar për ekipin me metodat e reja të stërvitjes.

Baker, për "Zonjën e Vjetër"

Opsioni më i ri për mbrojtjen e Juventusit mban emrin e holandezit që luan me PSG, Miçel Baker. 20-vjeçari që përfaqësoh­et nga Mino Raiola, i cili ka një marrëdhëni­e të shkëlqyer më bardhezinj­të, mendohet se mund të jetë zëvendësue­s i denjë i Aleks Sandros. Bardhezinj­të dëshirojnë ta huazojnë mbrojtësin, ndërsa nëse dështon alternativ­a më e besueshme ngelet Luka Pelegrini, që do të kthehet nga një tjetër sezon në huazim dhe për të cilin klubi ka nevojë, nëse gjithmonë nuk ka lëvizje të tjera në merkato.

Vesino kërkon largimin

Matias Vesino dëshiron largimin nga ekipi i Interit dhe u ka kërkuar drejtuesve të vlerësojnë ofertat që do të vijnë lidhur me të. Me sa raportohet, për mesfushori­n ka interes nga ekipi turk i Trabzonspo­rit dhe nga CSKA e Moskës nga Rusia, por turqit janë më të avantazhua­r. 29-vjeçari ka luajtur tashmë për 4 sezone me zikaltrit me të cilët ka siguruar 87 paraqitje dhe ka realizuar 9 gola. Afrimi i trajnerit të ri, nuk i siguron formacioni­n lojtarit dhe është bërë burim i kërkesës së tij për largim.

De Ligt, interesim spanjoll

Lojtarët e Juventusit kanë përfunduar nën vëzhgimin e klubeve të mëdha. Për mbrojtësin holandez De Ligt, vazhdon të ngelet konstant interesimi i Barcelonës, ndërkohë që për Rodrigo Bentankuri­n shenja interesi ka shfaqur ekipi tjetër spanjoll, Atletiko e Madridit. Të dy lojtarët gjithsesi shikohen si pjesë e rëndësishm­e e projektit të Alegrit dhe nuk dihet nëse drejtuesit do të jenë të gatshëm të pranojnë oferta prej klubeve të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania