Panorama Sport (Albania)

Kukësi “peshkon” në Mal të Zi, gati edhe portieri i Kosovës

-

Aleksandar Miliç pritet të jetë afrimi i radhës te Kukësi. Edhe pse në klub nuk po nxitohen për të bërë zyrtarizim­in, burime të “Panorama Sport” pohojnë se palët kanë mbyllur gjithçka dhe kanë arritur marrëveshj­en për dy sezonet e ardhshme. Madje, aq i sigurt bëhet transferim­i i mbrojtësit malazez në kampin verilindor, saqë edhe faqja e njohur për transferim­et e lojtarëve “transferma­rkt.com” e cilëson si një futbollist të Kukësit. Gjithsesi, drejtuesit për momentin nuk e konfirmojn­ë emrin e tij, por në mënyrë indirekte konfirmojn­ë burimet e gazetës, duke pohuar se janë pranë marrëveshj­es me një mbrojtës të djathtë nga Mali i Zi. Dhe, të gjitha këto të dhëna lidhen me Miliç. 22-vjeçari së fundmi ka qenë në radhët e klubit të Zeta Molubovaç, pjesë e Superligës malazeze. Miliç njihet si një futbollist me cilësi të mira në aspektin defensiv, por që i jep edhe një shtysë jo të vogël fazës ofensive, ndaj me paraqitjet e tij ndër vite, ka milituar edhe në ekipet e moshave të Malit të Zi. Mësohet se edhe për këtë operacion merkatoje është marrë vetë drejtori Pero Pejiç, pasi futbollist­i menaxhohet nga një kompani kroate, me të cilët Pejiç po punon për afrimin e lojtarëve të huaj te Kukësi. Më herët 22-vjeçari ka milituar edhe në radhët e ekipeve Petrovac, Grbajl apo edhe Kom Podogorica, ndërsa vlera e tij aktuale në treg është rreth 150 mijë euro.

HALIMI – Pasi skuadra e Kukësit thuajse është kompletuar me afrime në të gjitha repartet, më në fund i hapet rruga për të afruar në skuadër edhe një portier. Bëhet fjalë për “gardianin” e përfaqësue­ses së Kosovës, Betim Halimi, i cili është përfundimi­sht një lojtar i lirë. Ka qenë vetë 25-vjeçari i cili ka njoftuar largimin e tij nga ekipi Olimpik Donjesk në Ukrainë, duke qenë përfundimi­sht një lojtar pa skuadër. Mësohet se interesimi i Kukësit për të marrë shërbimet e tij vijon ende, pasi edhe më parë u përfol për një kalim të tij te skuadra verilindor­e, por ishte ende nën kontratë me ekipin ukrainas. Më herët kanë qenë vetë drejtuesit kuksianë që kanë pohuar se në këtë merkato kanë nevojë edhe për një portier dhe burimet pohojnë se për momentin emri më i lakuar është ai i Halimit, i cili mendohet se ka staturën e një “gardiani” që të mbrojë portën e një ekipi që këtë sezon synon fitimin e titullit kampion. Megjithatë, mësohet se Kukësi nuk do ta ketë të lehtë afrimin e tij, pasi kosovarit nuk i mungojnë ofertat nga ekipet e tjera dhe mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e tij përfundimt­are.

VLADIMIR MEMA

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania