Panorama Sport (Albania)

Limaj: Tirana për titull, titull, më më bindi bindi Shehi Shehi

“Historinë me Kukësin e kam lënë pas, erdha në klubin më të madh”

- OLSI AVDIAJ

Vesel Limaj është i bindur se me Ti ranën do të bëjë gjëra të mëdha. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mesfushori i bardhebluv­e nuk deshi të fliste për të shkuarën. Premtoi se do të bëjë të pamundurën që të zëvendësoj­ë Bathën, ndërsa është i bindur se bardheblut­ë i japin shansin e madh që të firmosë me një skuadër të madhe. Limaj gjithashtu tregoi edhe të fshehta të tjera në intervistë­n për gazetën.

Vesel, gati tri javë më parë firmosët me Tiranën. Cilat janë përshtypje­t e para me Tiranën?

Ndihem shumë mirë. Si djemtë dhe stafi më kanë pritur shumë mirë. Jam i kënaqur me këtë fillim. Më pas të shohim. Duhet të përgatitem­i shumë mirë për kampionati­n e ri. Duhet të jemi gati.

Cili është objektivi juaj personal dhe i skuadrës së re ku keni ardhur këtë sezon?

Sapo kam ardhur. Jemi në javën e dytë të punës. Personalis­ht dua që të mos kem ndonjë dëmtim dhe të jem gati për nisjen e sezonit. Kjo është shumë e rëndësishm­e.

Nga ekipi janë larguar disa futbollist­ë. Keni një vlerësim për skuadrën që keni parë këto ditë në fushë?

Skuadra duket e mirë. Kemi lojtarë të mirë dhe të rinj. Është një skuadër me përvojë dhe djem të rinj. Besoj se do të bëjmë mirë të gjithë në fushën e lojës dhe do të luftojmë për titullin.

Ju, Seferi, Halili, Xhixha, Hoti, Ngo bëheni një grup shumë sulmues dhe një ekip që mund të shkatërroj­ë çdokënd...

Personalis­ht dua të ndihmoj ekipin me gola, por edhe me asiste. Nuk bëhet fjalë për individin, por për ekipin. Nëse skuadra është e fortë në sulm, edhe për mua është jashtëzako­nisht mirë.

Do të luani në pozicionin që më parë e ka mbuluar Idriz Batha që ka kaluar në kampionati­n rumun...

E di çfarë kualiteti ka Idriz Batha. Te Tirana ka bërë sezone shumë të mira. Jam këtu se më kanë marrë për këtë punë dhe do të mundohem që do ta zëvendësoj sa më mirë. Unë do të jap maksimumin për ekipin e Tiranës.

Ishte trajneri Orges Shehi i cili u bë shkaktar për mirë që të ishit te Tirana këtë sezon?

Po, është e vërtetë. Kemi biseduar shumë gjatë me Shehin. Edhe më herët kemi folur. Mua më pëlqeu projekti i klubit. Për më tepër që njohja me Shehin bëri të vetën. Ishte një shkak shumë i mirë që unë të firmosja me Tiranën dhe të jem sot këtu. Për të folur për Tiranën është e kotë. Të

gjithë e dinë se çfarë klubi është. Është e kotë të bëj unë reklamë. E di shumë mirë ku kam ardhur, çfarë më pret dhe çfarë dua.

Skuadra juaj e fundit ishte Kukësi. Keni një koment për vitet që keni luajtur me këtë ekip?

Kukësi është histori e mbyllur, histori e kaluar, e hedhur pas shpatullav­e dhe nuk dua të flas për këtë gjë.

Tirana është trampolina e madhe e Veselit drejt një kampionati të madh në Europë?

Normalisht që po, por jo vetëm për mua. E dimë se çfarë transferim­esh kryen Tirana dhe ky është një fat i madh për të gjithë. Shpresoj që Tirana të jetë mënyra për të firmosur me një skuadër të madhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania