Panorama Sport (Albania)

Inter Club d’eskaldes, kampionët e Andorrës sfidojnë durrsakët

Liga e Konferencë­s, rivali i radhës dhe shanset për 650 mijë euro më shumë

-

Teuta ka një shans të artë në Ligën e Konferencë­s, aty ku më 22 korrik do të luajë ndeshjen e parë në stadiumin “Niko Dovana” kundër skuadrës kampione në fuqi të Andorrës, Inter Club d’eskaldes. Pas eliminimit në Ligën e Kampioneve, tashmë durrsakët do të jenë pjesë e turit të dytë të kompeticio­nit më të ri të UEFA-S, teksa kanë mundësinë jo thjesht për të kaluar një raund ndaj modestëve andorrianë, por mbi të gjitha për të arkëtuar edhe 650 mijë euro të tjera. Deri më tani, krahas një shifre rreth 1.2 milionë euro që ka arritur të përfitojë klubi prej bonuseve të UEFA-S (këtu futet edhe shpërblimi i FSHF dhe e drejta TV), Teuta mund ta mbyllë aventurën evropiane me 1 milionë e 850 mijë euro të arkëtuara, duke vendosur një rekord për të ardhurat. Shorti për turin e tretë hidhet më 19 korrik nga UEFA, por në raundin e tretë futen në lojë klube me emër në Europë, si Anderleht, PAOK, Viteshe, Trabzonspo­r etj. Gjithsesi, për të shkuar në grupet e Ligës së Konferencë­s, përveç turit të tretë, ka edhe “play off”, kështu që për Teutën ka një malore pas ndeshjeve që duken të lehta në letër me Inter d’eskaldes. I rëndësishë­m për kampionët e Shqipërisë është fakti se nëse kalojnë turin e dytë u shtohen edhe 650 mijë euro të ardhura.

KUNDËRSHTA­RI

Inter Club d’eskaldes u eliminua në turin paraelimin­ator të Ligës së Kampioneve nga Prishtina. Klubi nga Andorra është kampion prej dy sezoneve radhazi (2019-2020 dhe 2020-2021), ndërsa në historinë 30-vjeçare ka marrë një Kupë dhe një Superkupë (të dyja në vitin 2020). Inter Club d’eskaldes është një klub me seli në Eskaldes-engordany dhe është themeluar në vitin 1991. Për herë të parë në elitën e futbollit të shtetit të vogël, Andorrë, ka marrë pjesë në vitin 1995. Klubi luajti që nga 1995 deri në prill 2015 në Superligë, ndërsa më pas zbriti pasi e mbylli sezonin në vendin e tetë. Klubi u kthye në elitë pas dy sezonesh, në maj 2017. Inter arriti dy herë pozicionin e tretë në Primera Division, gjatë dy sezoneve radhazi në 19992000 dhe 2000-2001, ndërsa humbi një finale kupe në vitin 2002 kundër FC Lusitanos. Kjo është hera e dytë që Inter Club d’eskaldes merr pjesë në turin paraelimin­ator të Ligës së Kampioneve, ku pasi humbi finalen ndaj Prishtinës, tashmë është spostuar në turin e dytë të Ligës së Konferencë­s. Klubi bluzi ka pasur një mbështetje të fortë nga një kompani e lidhur me ndërtimin, teksa inicialet e saj “CM”, kanë qëndruar në fanellë deri dy vite më parë. Trajner është 41-vjeçari nga Spanja, Alberto Lopo, një ish-futbollist i njohur që ka bërë karrierë në La Liga me Deportivo La Korunjën dhe Espanjolin. Vetëm pak javë më parë spanjollit të lindur në Barcelonë iu besua roli i trajnerit, teksa në vitin 2018 ka hequr dorë nga futbolli i luajtur.

 ??  ?? Ekipi nga Andorra para ndeshjes së turit paraelimin­ator në “Niko Dovana”
Ekipi nga Andorra para ndeshjes së turit paraelimin­ator në “Niko Dovana”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania