Panorama Sport (Albania)

Uzuni “show”, tripletë Prishtinës

Shkëndija e Tetovës pëson pesë gol dhe eliminohet turpshëm ndaj kampionëve të Sllovenisë

-

Myrto Uzuni ka sh këlqyer në Prish tinë, duke realizuar tri gola për t’i dhënë skuadrës së tij, Ferencvaro­sh, kualifikim­in në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Me fitoren 3-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër kampionit në fuqi të Kosovës, Prishtinës, ekipi hungarez vulosi gjithçka, ndërsa tashmë do të luajë ndaj lituanezëv­e të Zalgiris Vilnius në turin e dytë. Ndeshja nisi më mirë me vendësit, që rrezikuan dy herë me sulmuesin Oto Xhon. Nigeriani fillimisht rrezikoi në minutën e tretë, mirëpo pa sukses, derisa 120 sekonda më pas e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Oto Xhon pati rast tjetër të mirë në minutën e 16-të, por goditja e tij nuk ishte e saktë. Në pjesën e parë, të vetmin moment të mirë, hungarezët e patën me Uzunin afër fundit. Mesfushori beratas provoi të realizojë nga një goditje e lirë, por topi u përplas në murin e Prishtinës dhe më pas shkoi në korne. Kësisoj, 45 minutat e para përfunduan 0-0. Me të filluar pjesa e dytë, Ferencvaro­shi goditi Prishtinën. Uzuni realizoi në minutën e 49-të për 0-1. Në këtë moment mesfushori me tipare sulmuese nuk festoi fare për shkak të respektit për klubin kosovar. Gjashtë minuta më vonë erdhi përgjigjja e kryeqyteta­sve, kur Leotrim Kryeziu tentoi golin, por

goditja e tij u ndal nga shtylla. Prishtina arriti të gjejë barazimin në minutën e 66-të, kur Xhevdet Shabani harkoi nga këndi, ndërsa Mendurim Hoti shënoi me kokë për 1-1. U mendua se Prishtina do të vendoste në vështirësi hungarezët, duke tentuar të paktën fitoren për moral, por Uzuni nuk ishte i këtij mendimi në fund. Në minutën e 80të, beratasi pasi u asistua nga Civic, realizoi për 1-2 me një goditje shumë të bukur. Pas gjashtë minutave, ai kompletoi tripletën, pasi realizoi sërish në portën e Nikës. Kësisoj, pas 180 minutave në dy ndeshje, Ferencvaro­shi kalon më tej me rezultatin e përgjithsh­ëm 6-1. Prishtina do ta vazhdojë aventurën evropiane në turin e dytë të Ligës së Konferencë­s, teksa sot pret të mësojë kundërshta­rin, që do të dalë nga humbësi i çiftit Konah’s Kuai Nomads (Uells)-alashkert (Armeni). TURPËROHET SHKËNDIJA

Shkëndija e Tetovës turpërohet në Slloveni dhe eliminohet nga Mura pas humbjes 5-0. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka luajti mirë në 20 minuta e para, duke iu afruar disa herë golit, por më pas u shthur totalisht. Dalja me karton të kuq e qendërmbro­jtësit sllovak, Krivak, në minutën e 42-të, e tronditi Shkëndijën. Në minutën e 15-të, Doriev pati një rast të artë, ku doli i vetëm me portierin dhe goditi me të majtën, por jashtë portës. Më pas kapiteni Alimi iu afrua avantazhit pas një predhe nga brenda zonës, por portieri slloven bëri mrekullinë. Loja mori tjetër rrjedhë pas minutës së 25-të, kur Bobiçanek, pasi merr një top në afërsi të zonës, bën një lëvizje fantastike, gjuan me të majtën dhe shënon. Pa u mbyllur pjesa e parë, Mura shkon në dhomat e zhveshjes me epërsi të dyfishtë. 45-minutëshi i dytë ishte për t’u harruar, pasi Shkëndija pësoi edhe tri herë të tjera, ku gabuan shumë mbrojtja dhe portieri.

 ??  ?? Uzuni nuk feston pas golave në shenjë respekti
Uzuni nuk feston pas golave në shenjë respekti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania