Panorama Sport (Albania)

Trajneri i Shirokit: Hodhëm një hap, luftën e fitojmë në Shkodër

Boshnjakët kanë besim te kualifikim­i nesër

-

Shiroki Brijeg vjen në Shkodër me avantazhin e ndeshjes së parë, por në daljen e djeshme para mediave boshnjake, trajneri Toni Karaçiç, ka pohuar se skuadra e tij ka hedhur vetëm një hap, ndërsa beteja mbetet për t’u fituar në “Loro Boriçi”. Boshnjakët kanë lënë në shtëpi dy futbollist­ë, pasi janë të dëmtuar, Bozho Musa dhe Ivan Grgiç, si dhe do të vijojnë me programin riaftësues. Shikroki brijeg ka udhëtuar dje drejt Malit të Zi. Ata janë akomoduar në Podgoricë, ku kanë kryer edhe seancën stërvitore të radhës. Ndërsa gjatë paradites së sotme do të udhëtojnë nga Podgorica në Shkodër. Trajneri i Shirokit ka dalë mëngjesin e djeshëm para mediave boshnjake bashkë me dy lojtarë, Zvonimir Begiç dhe Jure Obshivaç. TRAJNERI - Toni Karaçiç, trajneri i Shiroki Brijeg, në prag të ndeshjes së dytë me Vllazninë u shpreh: “Qëllimi ynë është të kalojmë në raundin e dytë të Konferencë Ligës. Ne zhvilluam një lojë mjaft të mirë në fushën tonë dhe fituam me një avantazh të bukur. Një hap u hodh, por ne nuk e kemi përfunduam luftën. Në ndeshjen e kthimit, unë pres një kundërshta­r cilësor. Sidoqoftë, besoj se ekipi im do të mbajë nivelin e lojës që nga ndeshja e parë dhe do të shkojë tutje”. BEGIÇ - Me një ton të ngjashëm me trajnerin dhe me një dozë kujdes u shfaq para mediave vendase edhe mesfushori Zvonimir Begiç. Ai theksoi se ndeshjet evropiane janë një sfidë e madhe për të gjithë, veçanërish­t për lojtarët më të rinj. “Unë e di se sa domethënie kanë këto ndeshje për lojtarët më të

rinj, por edhe për mua. Ky është turneu im i parë europian dhe besoj se do ta kujtoj për mirë. Të nxitur nga një atmosferë e shkëlqyer dhe nga gëzimi, ne luajtëm ndoshta ndeshjen më të mirë që kur erdha te Shiroki Brijeg në stadiumin “Pecara”. Sigurisht që nuk e kemi përfunduar punën, një ndeshje e vështirë dhe një luftë e fortë na pret për të vazhduar më tej”, theksoi Begiç. OBSHIVAÇ - Mbrojtësi me përvojë, Jure Obshivaç, gjithashtu pret një ndeshje ndryshe në Shkodër, por beson te shokët e skuadrës së tij. “Pa dyshim që do të jetë një ndeshje ndryshe. Ata luajnë në shtëpi dhe do të bëjnë gjithçka për të kompensuar disfatën e ndeshjes së parë. Por, ne kemi një avantazh të bukur dhe shumë varet nga ne. Nëse e përsërisim lojën si në ndeshjen e parë, nuk do të ketë probleme”, u shpreh Obshivaç.

 ??  ?? Zvonimir Begiç, Toni Karaçiç, Jure Obshivaç
Zvonimir Begiç, Toni Karaçiç, Jure Obshivaç
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania