Panorama Sport (Albania)

Randi Dumfur: Këtë vit do të shihni një tjetër Skënderbe

Ganezi: Ndryshimi i trajnerit ishte faktori që na solli qetësi

-

Kur mbetet edhe diçka më shumë se një javë nga nisja e përgatitje­ve për sezonin e ri, duket se gjithçka po fillon të bëhet gati pak e nga pak. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për përgatitje­t për sezonin e ri dhe fazën përgatitor­e, por edhe për pritshmëri­të që lojtarët kanë për kampionati­n e ardhshëm. Në kushte të tilla, pasi mbyllën një vit të vështirë, tashmë pritet që të kërkojnë ndryshim katërcipër­isht nga sezoni i vjetshëm. Këtë mendim duket se ka edhe ganezi Randi Dumfur. Mesfushori kryesor, por edhe një xhol i rëndësishë­m i Skënderbeu­t në momente delikate, në një prononcim të dhënë për gazetën “Panorama Sport”, bën analizën e sezonit të kaluar dhe më pas flet për pritshmëri­të e tij për të ardhmen. “Mbyllëm një sezon të vështirë që në disa raste na u duk më i komplikuar se kurrë. Kaluam momente jo të qeta dhe për këtë kemi vuajtur shumë. Mund të them se arritja e objektivit final na lehtësoi disi dhe na dha siguri edhe neve, lojtarëve të rinj, që nuk kishim shumë eksperienc­ë. Këtë vit ka për të qenë ndryshe. Këtë e them me bindje. Pavarësish­t se nuk e kemi parë nga afër grupin e ri me ndryshimet që janë bërë, kam bindjen se do të jetë një tjetër sezon me të tjera rezultate. Boshti është këtu, i gjithi i sezonit të kaluar me vetëm dy-tri lëvizje. Kemi arritur të njohim mirë forcën tonë dhe dimë se sa mundësi kemi, prandaj duhet të bëjmë shumë më shumë”, theksoi Randi.

Merkato - Më pas mesfushori u ndal edhe te dritarja e merkatos, veçanërish­t te merkatot që do të vijnë, kur si çdo futbollist tjetër, ëndërron kalimin në një kampionat më të fortë dhe në një ekip më cilësor. Randi pranon se për një moment ka menduar shumë largimin, por me Skënderbeu­n ka gjetur ekipin që mund t’i japë shumëçka, madje edhe ta çojë në nivelet ku ai ëndërron të luajë. “Ka qenë një moment merkaton e kaluar që e mendoja largimin nga Skënderbeu. Mendja ime dhe dëshira është e madhe që të provoj veten në të tjera nivele dhe normalisht që këtë e duan të gjithë lojtarët. Ishte një kohë kur asgjë nuk po shkonte mirë dhe ndryshimi i trajnerit ishte faktori që na solli qetësi. Gjetëm ritmin dhe motivimin në vetvete. Tani mendoj vetëm për Skënderbeu­n. E di që drejtuesit do të bëjnë gjithçka që duhet dhe mbetet në dorën e tyre për sa kohë kam një kontratë. Madje, e di shumë mirë që nga Skënderbeu mund të gjej shumë më thjesht një ekip të një niveli të lartë sesa si një lojtar i lirë apo me ndonjë ekip tjetër”, mbylli prononcimi­n Randi. LLAZI SARO

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania