Panorama Sport (Albania)

Dinamo, drejt zyrtarizim­it Agim Ibraimi dhe Besir Demiri

-

Dinamo po insiston për të mbyllur sa më shpejt dy “operacione” të vështira në këtë merkato vere. Ashtu siç ka paralajmër­uar “Panorama Sport” prej ditësh, kapiteni i Kukësit në sezonin e fundit, Agim Ibraimi, si dhe mbrojtësi i majtë, Besir Demiri, janë shumë pranë firmës me kryeqyteta­sit. Në parim, të dy lojtarët kanë gjetur akordin dhe pritet që deri këtë fundjavë të konkretizo­het gjithçka me nënshkrimi­n e kontratës. Burime në klubin blu tregojnë se lojtarëve u është dërguar zyrtarisht kontrata me “email” dhe tashmë mbetet firma, pasi Dinamo ua ka plotësuar kërkesat. Mësohet se trajneri Bledi Shkëmbi e parashikon Demirin si një mesfushor qendre, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes do të luajë maqedonasi Isaevski. Nga ana tjetër, Ibraimi shihet si numri 10 ideal për skemat e Shkëmbit. Me këta dy futbollist­ë të afirmuar, Dinamo kompleton repartet, në një kohë që për majën e sulmit, titullar shihet nigeriani i ardhur nga Hajduk Split, Stefen Çinedu. SYNIMET - Skuadra e Dinamos do të jetë me pretendime, jo vetëm të mbijetesës siç prezantohe­n rëndom në çdo sezon ekipet që debutojnë, por do të synojë të paktën zonën europiane dhe oreksi mund ta çojë edhe në fitimin e ndonjë trofeu. Dinamovitë­t i kanë munguar shumë elitës dhe për këtë ata nuk duan të zhgënjejnë vetëm me mbijetesën. Skuadra e Dinamos po merr formë përditë, nga ku përveç rinovimeve një hapësirë të madhe ka marrë ajo e merkatos, e cila po bëhet më konkrete, teksa shumë prej lojtarëve po firmosin kontratat e reja, madje priten në ditët në vijim dhe mjaft surpriza të tjera, siç është sulmi apo mesfusha. A.DUSHKU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania