Panorama Sport (Albania)

Asetet, Flamurtari letër qeverisë

Përplasjet nxjerrin jashtë loje klubin, “meditohet” rinovimi i kontratës me turqit

- ERMAL SIKA

Ligji për sportin fut në kaos Flamur tarin. Sikur të mos mjaftonte rrëzimi në Kategorinë e Dytë dhe hallet e shumta që kanë me borxhet, klubi duhet të nxitojë edhe me privatizim­in. 31 korriku është afati përfundimt­ar, kur bashkia duhet të ketë përfunduar gjithçka për këtë çështje. Fundi i këtij muaji përkon njëherësh edhe me skadimin e kontratës së administri­mit me kompanitë turke dhe vetë Sinan Idrizi e ka paralajmër­uar largimin. Sido që të shkojë puna, kuqezinjtë janë në një rrugë të madhe dhe pa krye. Kjo histori duhet të merrte zgjidhje pas zgjedhjeve të 25 prillit, por axhenda ndryshoi prej përplasjev­e të këshilltar­ëve me kryebashki­akun Dritan Leli. Asnjë prej palëve duket se nuk e ka më në “tavë” futbollin, pasi që kjo çështje të diskutohet, kërkohet në radhë të parë një harmoni institucio­nale. Në fund të këtij muaji Këshilli Bashkiak do të tentojë të zhvillojë një tjetër mbledhje (nuk dihet nëse do të zhvillohet, pas dështimit të katër të parave), por një gjë është e sigurt: Flamurtari nuk është në rendin e ditës. Zyrtarisht i takon administra­tës së bashkisë që ta vendosë në rend diskutimin për klubin vlonjat, por kjo gjë deri më tani as që diskutohet fare.

PAQARTËSIT­Ë

Ka shumë pikëpyetje dhe paqartësi për ligjin e sportit. Bashkia dhe Këshilli Bashkiak i Vlorës duhet që të kishin përfunduar llogaritje­n e aksioneve, njohjen e shpenzimev­e ndaj kompanive turke, si dhe hapjen e procesit të tenderimit e nxjerrë në shitje aksionet. Por, asnjë nuk është realizuar nga këto. Kjo, edhe për faktin se ata që kërkojnë privatizim­in, e duan bashkë me asetet. Por, ligji i ri nuk e parashikon këtë. Në këto kushte, zyra juridike dhe ajo e financave të bashkisë i janë drejtuar me një letër zyrtare Ministrisë së Financave. Gazeta “Panorama Sport” mëson se kanë kërkuar që në ligj të përcaktojë edhe se çfarë do të ndodhë me asetet. PRAPASKENA

Në Vlorë janë të bindur se ligji i sporteve duhet të rishikohet. Burime pranë Këshillit Bashkiak thonë se ka dy plane për atë se çfarë do të ndodhë pas 31 korrikut. E para, klubin ta marrë bashkia dhe këshilli do të emërojë një administra­tor të ri. E dyta, të shikohen hapësirat ligjore për t’u shtyrë kontratën kompanive turke, gjithmonë me pëlqimin e tyre. Megjithëkë­të, ajo që të tremb është qetësia “vrastare” që mbizotëron për Flamurtari­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania