Panorama Sport (Albania)

AF Elbasani merr jetë, zbulohet kupola drejtuese

Administra­tor dhe drejtor, ja kush i ka në dorë fatet e klubit

- VLADIMIR MEMA

Akademia e Futbol lit Elbasani po nis të marrë jetë. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivi­sht edhe emrat që do të kenë në dorë fatet e klubit të ri, të krijuar vetëm pak ditë më parë nga Bashkia e Elbasanit. Qëllimi është i qartë: ndërtimi i një ekipi model dhe ngjitja e shpejtë e kategorive, derisa të kapet elita e futbollit shqiptar. STRUKTURA

Mësohet se administra­tor do të jetë Mareglen Çoku, i cili ka për detyrë të ngrejë nga themelet një klub të ri dhe të bëjë organizimi­n për ndërtimin e skuadrës. Në pankinë do të emërohet Gentian Stojku, një emër i njohur i trajningut shqiptar, i cili për më tepër ka qenë pjesë e skuadrës kampione të verdhebluv­e që në vitin 2006. Ndihmës i tij, një tjetër ish-futbollist, Elton Ceno. Ky i fundit ka qenë bashkëpunë­tor i Stojkut edhe në ekipet e tjera ku ka drejtuar dhe do të jenë ata që do të kenë “timonin” e skuadrës më të re në qytet. Sakaq, një tjetër ish-futbollist i Elbasanit kampion, Elvis Kotorri, pritet të mbajë postin e trajnerit të portierëve. Për të vijuar me detyrën e drejtorit teknik, i cili do t’i besohet Elton Guranjakut, edhe ky një ish-futbollist i skuadrës së Elbasanit. Me pak fjalë, e gjithë kupola trajnuese në ekipin e AF Elbasani do të përbëhet nga ish-futbollist­ë, të cilët më parë kanë dhënë kontributi­n e tyre dhe kanë bërë historinë me verdheblut­ë. Gjithsesi, ende nuk ka një konfirmim zyrtar, pasi për momentin janë duke i dhënë dorën e fundit dokumentac­ionit. Më pas pritet të bëhen edhe zyrtarizim­et. Por, e rëndësishm­e është që në klub kanë hyrë me ide të qarta për ta dërguar skuadrën sa më parë në nivelet më të larta.

SITUATA

Siç dihet, AF Elbasani do të duhet ta nisë gjithçka nga

niveli më i ulët në futbollin shqiptar, Kategoria e Tretë, për të shpresuar më pas te një ringritje sa më e shpejtë në nivelet e tjera. Përpos plotësimit të stafit drejtues, mësohet se kanë nisur kontaktet edhe me lojtarët dhe pak e nga pak pritet që të jetë gati ekipi i ri në qytet. Nga ana tjetër, të njëjtat burime pohojnë se janë piketuar edhe trajnerët që do të stërvitin ekipet e moshave, pasi qëllimi është që të funksionoj­ë si një klub normal dhe të mos mungojë akademia. Siç dihet, AF Elbasani do të jetë një klub i ri futbolli që aksionere të vetme ka Bashkinë e Elbasanit dhe për momentin financimi do të bëhet nga ky institucio­n vendor. Më pas, pritet të hyjnë në lojë edhe investitor­ët privatë.

 ??  ?? Gentian Stojku, trajneri i ri i AF Elbasanit
Gentian Stojku, trajneri i ri i AF Elbasanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania