Panorama Sport (Albania)

Federer humb Olimpiadën, Beker: E mbyll me sportin

Shenjat që zvicerani t’i thotë lamtumirë tenisit janë të mëdha

- OLSI AVDIAJ

Është zyrtare. Lam tumirë tjetër e dhimbshme për një nga atletët më të fortë të parë ndonjëherë në tenis. Mospjesëma­rrja e Roxher Federerit në Tokio për Lojërat Olimpike është zyrtare. Edhe pse zvicerani pasi doli në “pension” nga Roland Garrosi, kishte deklaruar se po stërvitej për Uimbëlldon­in dhe mbi të gjitha për Olimpiadën e Tokios, gjërat nuk shkuan mirë. Roxher Federer në Japoni nuk do të jetë. Një dëmtim në gju do ta detyrojë atë të humbasë Lojërat Olimpike të cilat do të fillojnë saktësisht pas 10 ditësh. “Gjatë sezonit në bar, për fat të keq, pësova një dëmtim në gjurin tim dhe duhet të pranoj se nuk mund të marr pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios. Tashmë kam filluar rehabiliti­min, me shpresën që të jem në gjendje të kthehem në fund të verës. Më vjen shumë keq, sepse përfaqësim­i i Zvicrës ka qenë gjithmonë një nder. I uroj të gjithë ekipit zviceran më të mirën. Do të bëj tifo nga larg”, shkroi zvicerani në rrjetet sociale. Dhe për Roxherin, për fat të keq, mallkimi vazhdon. Sepse, ai, në “single” (ndeshjen teke) nuk ka fituar kurrë gjatë Olimpiadës ose në sfidën më të rëndësishm­e në historinë e një sportisti. Ka fituar vetëm në dyshe dhe medalja e artë e Olimpiadës i mungon koleksioni­t të jashtëzako­nshëm të tij.

KARRIERA - Pas dëmtimit ekziston një problem edhe më i madh: rreziku i tërheqjes së zviceranit nga tenisi. Në moshën 39 vjeç, nuk është e lehtë të garosh me një sportist më të ri. Dhe shenjat që Federer mund t’i thotë lamtumirë tenisit janë gjithnjë e më të mëdha. Boris Beker, një tjetër ish i madh i tenisit, është i bindur se Federer është gati ta mbyllë me këtë sport. “Kam ndjenjën se Roxher Federer nuk do të kthehet në Uimbëlldon verën e ardhshme. Roxher ka fituar të drejtën për të dalë me kushtet që i pëlqen. Ai ka qenë lojtari më i ndjekur ndonjëherë në historinë e këtij sporti, duke i dhënë më shumë lojës sesa çdokush ka bërë më parë. Roxher dhe Rafa e kanë ushqyer njëri-tjetrin, kështu që do të jetë interesant­e të shihet nëse ka efekt te spanjolli kur ai të kthehet muajin tjetër në Uashington. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshë­m se lojtarët rreth dhjetë vjet më të rinj po bëhen më të mirë. Tani është Novak dhe pastaj një grup i madh ndjekësish”, mbylli Beker për shtypin anglez.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania