Panorama Sport (Albania)

Xhixho, gjiganti që ka frikë nga... hardhucat

-

“Në Europë është pa dyshim më i forti në qarkullim, por unë jam i bindur se brenda pak kohësh do të jetë edhe më i miri në botë. Xhanluixhi Donaruma ka një dimension të frikshëm, për nga mënyra se si është i aftë që të mbulojë gjysmën e portës dhe diçka e tillë fut në panik kundërshta­rët. Pas asaj që shfaqi në këtë Europian mund të nisë të punojë dhe të ëndërrojë për ‘Topin e Artë’, por nuk duhet kurrsesi të ndryshojë karakterin e tij, pasi është kjo që e bën kaq të fortë në moshën 22-vjeçare”. Janë këto elozhet e Françesko Toldos, ishportier­it të Kombëtares së Italisë, i cili i shkoi shumë pranë fitores së “Euro 2000”, kur u mund në shtesë nga Franca, por ndërkohë ai i thur elozhe Xhanluixhi Donarumës. Gjiganti i Italisë sigurisht që është një portier i madh, por përveç cilësive ai ka edhe mjafto objektiva, por edhe frikëra, të cilat i zbulon “Gazzetta dello Sport”.

KARAKTER – Data 25 tetor 2015 nuk do të harrohet kurrë. Donaruma bën debutimin e tij ndaj Sasuolos në Serinë A, vetëm në moshën 16 vjeç e 8 muaj. Trajneri Mihajloviç e thërriti në zyrë: “Sinisha ma komunikoi një ditë para ndeshjes se do luaja titullar. Unë isha sa i emocionuar, aq edhe nervoz, por kur më pyeti nëse kisha frikë, iu përgjigja menjëherë ‘Jo’”. Dhe, pikërisht kështu, adoleshent­i prej 196 centimetra­sh dhe 90 kilogramës­h u bë pasardhësi i denjë i Bufonit.

IDHUJ E OBJEKTIVA – Xhixho u rrit me posterat e Bufonit dhe Didës në dhomën e tij, të cilët nuk donte t’i kopjonte vetëm për nga cilësitë, por edhe për nga trofetë që ato kishin arritur: “Pritja ime më e bukur do të jetë ajo e radhës. Dua të luaj deri 40 vjeç, por më shumë sesa ndeshjet më pëlqejnë stërvitjet. Aty nuk rresht kurrë së mësuari. Objektivat e mia janë fitorja e sa më shumë trofeve me klube, por edhe Botërorin dhe Europianin me Kombëtaren e Italisë. Pse jo, edhe ‘Topin e Artë’ një ditë”. Dhe një prej tre objektivav­e e bëri realitet...

MENTALITET – Përveç trofeut dhe të qenit më i miri i turneut, ky Europian i dhuroi Donarumës edhe një rekord të vështirë për t’u përsëritur në historinë e Kombëtares së Italisë: 1168 minuta i pamposhtur dhe 11 ndeshje radhazi pa pësuar gol, duke kaluar 1143 minutat e Dino Xofit: “Kalova një legjendë. Çmenduri!”

VIDEOLOJËR­AT – I lindur në vitin 1999 në Kastelamar­e (Napoli), Xhixho u transferua te Milani në 2013-ën. Nga provinca në një qytet të madh, Donaruma nuk është nga ato që tundohet dhe koha e lirë i përket stërvitjev­e shtesë dhe videolojër­ave, jo lokaleve të natës: “Videolojër­at më pëlqejnë. Sfidoj shumë nga shokët e mi, por mes dëfrimit ka pasur edhe shumë doreza të thyera”, tregon portieri.

FRIKËRAT – Teksa e pamë që mos të stepej as nga një “Uembli” i tëri kundër, çfarë mund të ketë frikë një gjigant si Donaruma: “Hardhucat, por edhe udhëtimet me avion më bëjnë të dridhem. Me aeroplanin po nis të ambientohe­m, por për hardhucat, Zoti më ruajt”, shprehet Xhixho.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania