Panorama Sport (Albania)

“Lamtumirë Milan, do të mbetesh në zemrën time”

-

Xhanluixhi Donaruma pritet të zyrtarizoh­et shumë shpejt si lojtar i PSG-SË duke u larguar nga Milani pas 6 vitesh si titullar. Portieri ka menduar të shkruajë disa fjalë lamtumire dje në mbrëmje për Milanin duke prekur zemrat e tifozëve kuqezi, të cilët kanë shpërthyer në lumë komentesh.

POSTIMI I DONARUMËS...

"Disa zgjedhje janë të vështira, por ato janë pjesë e rritjes së një burri. Arrita tek Milani kur isha pak më shumë se fëmijë, për tetë vjet e mbajta këtë fanellë me krenari, ne luftuam, vuajtëm, fituam, qamë, gëzuam, së bashku me shokët e skuadrës, trajnerët e mi, të gjithë lojtarët që kanë qenë dhe janë pjesë e klubit, së bashku me tifozët tanë, të cilët janë pjesë integrale dhe kanë qenë një familje për shumë vite. Me fanellën e kuqezinjve kam arritje të rëndësishm­e personale, siç është debutimi në moshën 16-vjeçare në Serinë A. Kam jetuar vite të jashtëzako­nshme që nuk do t'i harroj kurrë. Tani ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, një zgjedhje që nuk ishte e lehtë dhe sigurisht, një postim nuk është i mjaftueshë­m për ta shpjeguar ose ndoshta as nuk mund të shpjegohet, sepse ndjenjat më të thella vështirë se mund të përkthehen me fjalë. Ajo që mund të them është se ndonjëherë është e drejtë të zgjedhësh të ndryshosh, të përballesh me sfida të ndryshme, të rritesh, të plotësosh veten. Të gjithë kuqezinjtë që takova, nga e para në ditën e fundit, do të mbeten gjithmonë në zemrën time si një pjesë e rëndësishm­e, vërtet themelore e rrugës së jetës që më bëri atë që jam. I uroj Milanit të gjitha sukseset e mundshme dhe e bëj me zemër, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund ta fshijnë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania