Panorama Sport (Albania)

“Kirikoço”, ja mallkimi argjentina­s që Kielini përdori kundër Sakës

-

Xhorxho Kielini si kapiten i Italisë luajti një rol thelbësor në suksesin e “Axurrëve”, të cilët u shpallën kampionë Europe. Në momentin e gjuajtjes së penalltive, kapitenët Kejn dhe Kielini u munduan të qëndrojnë afër skuadrave respektive për t’i mbështetur moralisht. Por, ka një gjë që pakkush mund ta dijë: Ishte Kielini që bëri Sakën ta humbte penalltinë. Si? Mbrojtësi italian përdori një teknikë 39vjeçare, e përdorur fillimisht në Argjentinë. Ishte viti i largët 1982 kur trajneri Karlos Bilardo u emërua në stolin e Estudiante­s, në të cilën qëndroi vetëm 1 sezon. Ky ishte dhe viti i lavdisë, pasi skuadra argjentina­se fitoi kampionati­n me vetëm një humbje. Sekreti i trajnerit Bilardo ishte një tifoz i skuadrës i quajtur Kirikoço, i cili merrte pjesë në çdo seance stërvitore të skuadrave kundërshta­re të Estudiante­sit dhe çuditërish­t këta të fundit triumfonin gjithmonë. E vetmja humbje e tyre ishte ndaj Boka Zhunjors dhe vetëm, sepse Kirikoço nuk kishte munguar në seancën, duke mos “spiunuar” rivalin. I njëjti trajner u shpall më pas kampion bote me Argjentinë­n katër vite më vonë, në Botërorin e famshëm ku Maradona

shënoi golin me dorë kundër Anglisë në ndeshjen çerekfinal­e. Dhe me sa duket, Kielini si një studiues i madh, përveçse një mbrojtës madhështor, e dinte mire këtë histori dhe në rastin e penalltisë së Sakasë, kapiteni i Italisë bërtiti me të madhe “Kirikoço”, teksa shihte 19-vjeçarin që të ndalej nga Donaruma. Të parët që e zbuluan këtë fakt ishte media argjentina­se, e cila duke përdorur teknikën e leximit të buzëve të Kielinit konfirmoi rastin në fjalë. Madje, vetë gjiganti i prapavijës me anë të një videoje publikuar nga ESPN Argjentina aprovoi se e ulëriti “Kirikoço”. Gjithsesi, nga ky prononcim emri me sa duket nuk ka përfituar Italia, pasi e njëjta teknikë u përdor në vitin 2010 në finalen e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Holandës. Një prej mbrojtësve iberikas bërtiti gjithashtu “Kirikoço” në rastin e artë të Robenit, të vetëm përpara portierit Kasijas dhe sulmuesi nuk arriti të shënonte dot. Të tilla mallkime në futboll janë dukur të rrezikshme, por në të njëjtën kohë po aq të pabesueshm­e. Gjithsesi, koha deri tani, në bazë të fakteve të konfirmuar ka vërtetuar se janë të vërteta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania