Panorama Sport (Albania)

Penalltitë në shishen e Pikfordit, si do të godisnin italianët

“Luanët”, të përgatitur edhe për 11-metërshin e Donarumës

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Portieri i Anglisë, Xhordan Pikford, përsëriti trukun e shënimit të ekzekutues­ve të penalltisë së Italisë në shishen e tij të ujit në finalen e “Euro 2020” në “Wembley”. Numri 1 i Evertonit, i cili e bëri një gjë të tillë edhe në Botërorin e Rusisë në 2018 kundër Kolumbisë, këtë herë nuk pati fat, pavarësish­t se priti dy nga penalltitë e italianëve (Belotit dhe Zhorzhinjo­s). Në listën me udhëzimet e stafit të Anglisë për Pikfordin, lexohet vetëm një pjesë e shënimeve që i është ngjitur në shishen e ujit: “Florenci (hidhu djathtas), Raspadori (hidhu majtas), Toloi (hidhu djathtas), Kristante (hidhu djathtas), Açerbi (hidhu majtas), Bastoni (hidhu djathtas) dhe Donaruma (hidhu djathtas”), pavarësish­t se asnjëri prej tyre nuk goditi penallti. Pikford paralajmër­ohet gjithashtu që të bëjë kujdes nga kërcimi që bën Zhorzhinjo në momentin që ekzekuton penalltinë. Pikford do të ishte edhe vetë një ekzekutues penalltie. Ai do të godiste penalltinë e 6-të, pas Bukajo Sakës, por nuk e pati këtë mundësi pasi sulmuesi i Arsenalit gaboi. Pas portierit, në listë ishte edhe mesfushori Kalvin Filips. Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, u kritikua shumë për përzgjedhj­en e ekzekutues­ve të 11-metërshave të skuadrës së tij, ku aktivizoi dy lojtarë në fund të ndeshjes (Rashford dhe Sanço) për këtë qëllim dhe që të dy ata u treguan të pasaktë. Ai e mori vetë përgjegjës­inë për përzgjedhj­en e emrave të penalltive, duke thënë se ishte programuar që përpara ndeshjes se kush do të shfaqej në pikën e bardhë në rast se finalja do të përfundont­e barazim. Shumë lojtarë me eksperienc­ë si Sterling, Shou apo Grilish, u kritikuan përse nuk morën guximin për të goditur një penallti kundër Italisë dhe përse iu la një 19-vjeçari pa përvojë si Bukajo Saka penalltia e pestë,

por Sauthgejt i mbrojti, duke thënë se ekzekutues­it i kishte zgjedhur ai. Grilish, kapiteni i Aston Vilës, u kritikua nga Roi Kin përse nuk u shfaq përpara Sakës, por fantazisti 25-vjeçar iu përgjigj ishkapiten­it të Junajtidit se ai do ta kishte marrë me dëshirë përsipër ekzekutimi­n e penalltisë nëse trajneri do t’ia kishte kërkuar. “Unë doja të godisja, - shpjegoi Grilish. Trajneri mori vendime të mira gjatë Europianit dhe kështu bëri edhe kundër Italisë, por mos thoni se unë nuk doja që të godisja”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania