Panorama Sport (Albania)

Çelsi e ka seriozisht për Halandin, gati 175 mln euro

Abramoviç firmos çekun, shet Odoin, Zijehun dhe Abrahamin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Erling Haland nuk u prezantua dje në grumbullim me Borusian e Dortmundit. Mungesa e tij është e pajustifik­uar dhe një mister në Gjermani. Por, drejtori sportiv i verdhezinj­ve, Mikael Cork, e zhdramatiz­oi të gjithë situatën e krijuar përpara telekamera­ve të “Sky Sports Deutschlan­d”. “Është që tani në Angli”, ironizoi shefi i Dortmundit. Por sipas “Bild”-it, Çelsi e ka seriozisht për sulmuesin norvegjez dhe pronari Roman Abramoviç ka dhënë dritën jeshile për të firmosur një çek prej 175 milionë eurosh. Pasi shitën Xhejdën Sançon te Mançester Junajtid, në shtëpinë e Dortmundit është përsëritur shumë herë pashitshmë­ria e kampionit norvegjez. Menaxheri i tij, Mino Raiola, i cili tundohet nga një komision prej 40 milionë eurosh, nxit një transferim të klientit të tij dhe në Londër janë gati për sulmin përfundimt­ar, me kampionët e Europës që e duan që këtë sezon në “Stamford Bridge”. Për të ekuilibrua­r bilancet për transferim­in e 20-vjeçarit, Çelsi është gati të shesë tre lojtarë: Kallëm Hadson-odoin, Temi Abrahamin dhe Hakim Zijehun. Haland, i cili ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 në Dortmund, ka një klauzolë që në 2022 mund të ndërrojë skuadër për 75 milionë euro. Por, pandemia ka goditur edhe arkat e klubit gjerman,

që ka regjistrua­r një humbje prej 75 milionë eurosh në bilancin e fundit të 30 qershorit. Këtyre u shtohen edhe 43.9 milionë eurot e humbura nga një sezon më herët. Qëllimi i klubit të Bundesligë­s është ta konfirmojë sulmuesin edhe për një

tjetër sezon, por në valle janë shumë para dhe surprizat deri në fund të gushtit nuk përjashtoh­en. “Asgjë nuk ka ndryshuar. Ne jemi të vendosur dhe e kemi planifikua­r skuadrën me Halandin sezonin e ardhshëm”, tha Cork për “Bild”.

RACIZMI – Haland dënoi sulmet raciste ndaj tre sulmuesve me ngjyrë të Anglisë, Markus Rashford, Xhejdën Sanço dhe Bukajo Saka, pasi humbën penalltinë në finalen e Europianit kundër Italisë. “Nuk e kuptoj përse ka ende hapësirë për racizëm dhe diskrimini­m. Ne nuk do të lodhemi kurrë së luftuari kundër çdo lloj diskrimini­mi. Në vend që të duartrokit­en se patën guximin për të goditur penallti, këta djem të rinj sulmohen me fyerje raciste. Jam pa fjalë”, shkruante në “Twitter” bomberi i Norvegjisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania