Panorama Sport (Albania)

Magjepset edhe Kapelo: Derdha lot për Italinë

-

Italia bën të qajë edhe të hekurtin Fabio Kapelo. “Kjo Itali e madhe më bëri të qaja. Është vetëm hapi i parë, guri i parë. Ky grup është i fortë, ka një trajner i cili në pak kohë ka krijuar një skuadër të vërtetë. Ndonjëherë e ke të vështirë ta besosh se është një kombëtare, për mënyrën se si luan. Dhe Botërori i Katarit vjen pas më pak se një viti”. Ishtrajner­i italian, i intervistu­ar nga gazeta “Il Mattino”, tregon edhe momentin kur besoi që kjo skuadër mund t’ia dilte: “Më mjaftoi pak për të kuptuar se ishin kushtet ideale. Dhe e kuptova kur pash qetësinë e lojtarëve që hynin si zëvendësue­s dhe qetësinë e atij që dilte. Nuk pati kurrë një pakënaqësi, kurrë zemërim që nuk luajtën nga minuta e parë. Nuk pashë kurrë një vështrim të ofenduar. Dhe mua nuk më shpëtojnë këto gjëra. Edhe kush nuk kishte luajtur prej fillimit, jepte maksimumin. Një sinjal që grupi ishte. Dhe është shpirti që Italia ka krijuar me Mançinin”. DONARUMA – “Me penallti fiton gjithnjë më i zoti. Dhe Italia fitoi sepse në portë është më i zoti nga të gjithë. Në jurinë për të shpallur lojtarin e turneut Donarumën isha edhe unë. Dhe ishte një votë e thjeshtë, në unanimitet. Askush nuk pati dyshime pas pritjeve vendimtare ndaj Sanços dhe Sakës, të cilat vendosën finalen. Gjithnjë më ka magjepsur. Më pëlqen personalit­eti i tij, por edhe guximi që ka kur merr vendime me topin në këmbë. Por, në përgjithës­i, për gjithçka bën në fushë. Veç të tjerash, është shumë i ri dhe të jep përshtypje­n se në këtë moshë merr gjithnjë vendimin e duhur. Ky Europian e kurorëzoi mes portierëve më të mirë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania