Panorama Sport (Albania)

Kieza, Bajerni bën tentativën e parë me 80 milionë euro

Bavarezët e kanë seriozisht, refuzon Juvja

-

Federiko Kieza është epiqendra e zërave të merkatos së ditëve të fundit. Futbollist­i i shpallur kampion Europe me kombëtaren italiane është kthyer në një objektiv konkret të Bajernit të Mynihut. Fjalët e Julian Nagelsmani­t disa ditë më parë, ku shprehej: “Kieza më pëlqen shumë, është lojtar i shkëlqyer dhe i fortë, por shumë i kushtueshë­m”, me sa duket nuk kanë qenë thjesht një simpati e teknikut bavarez, por kanë qenë pikënisja e një diskutimi që pritet të zgjasë gjatë gjithë verës. Oferta që mendohet se do të mbërrijë në zyrat e klubit bardhezi nuk është as më shumë e as më pak se 80 milionë euro, por kjo gjë

nuk i kënaq torinezët. Juventusi ka paguar vitin e kaluar rreth 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij nga Fiorentina, por futbollist­i është siguruar nga ana tjetër që gjatë Europianit, ta rrisë akoma më shumë vlerën e kartonit të tij. Gjithmonë me një paraqitje

dinjitoze sa herë që u aktivizua me formacioni­n “axurr”, me realizimin e dy supergolav­e kundër Austrisë dhe Spanjës dhe me prezantimi­n si sulmuesi anësor më i mirë i turneut, 23-vjeçari është shndërruar në një nga qëllimet kryesore të topklubeve të kontinenti­t. Si Juventusi ashtu edhe Kieza nuk kanë ende ndërmend t’i ndajnë rrugët, sidomos pasi aventura e tyre ka zgjatur vetëm një vit. Sulmuesi mendon se mund të rritet akoma në ambientin bardhezi dhe torinezët nuk duan të heqin dorë nga një prej më të rëndësishm­ëve të skuadrës së tyre, por ofertat që priten mund të jenë tunduese dhe shifrat mund të rriten edhe më. Në fund të fundit, nëse Sanço pas asaj paraqitjej­e në Europian kushtoi më shumë se 90 milionë euro, a nuk kanë të drejtë bardhezinj­të të pretendojn­ë për më shumë?

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania