Panorama Sport (Albania)

Merkato, Milani flet... frëngjisht

Ibrahimovi­ç & Co, lojtarët kuqezinj që kanë qenë pjesë e kampionati­t francez

-

Formacioni i Milanit këtë sezon duket se, përveç ngjyrave kuqezi, do të ketë të përbashkët edhe ngjyrën blu. Nuk bëhet fjalë për blunë e urryer të “kushërinjv­e” të qytetit, por për atë të një vendi fqinj, Francës. Jo vetëm lojtarë me kombësi franceze, por edhe ata që frëngjisht­en e preferojnë si gjuhën e tyre apo të tjerë që Franca i ka bashkuar në eksperienc­at e kaluara, do të përbëjnë bazën e këtij Milani që po kërkon të formojë një ekip solid për të ardhmen. Për momentin lojtarët transalpin­ë të ekipit janë tre: Teo Hernandez e Pier Kalulu që janë e ardhmja e repartit të mbrojtjes dhe Majk Menja, që do të mbrojë portën pas bashkëkomb­ësve të tij, me numrin që do shtohet me ardhjen e Olivie Zhirusë, të cilit do t’i duhet të mendojë për repartin e avancuar. Sulmuesi do të jetë francezi i njëzetë që do veshë ngjyrat kuqezi dhe i katërti për këtë sezon. Nuk kanë qenë kurrë kaq shumë, por në pritje të konfirmimi­t të Fode Balo-ture, i lindur në Paris edhe pse ka zgjedhur Senegalin për të përfaqësua­r, dominimi francez do të rritet akoma më shumë. Në krye të të gjithëve qëndron një tjetër francez, Xhefri Monkada, shefi i zbulimeve dhe një nga elementët më të rëndësishë­m të këtij Milani që me punën e tij kërkon t’i sigurojë ekipit talentet e reja, të cilat do t’i japin vazhdimësi­në. Vite më parë, zbuloi talentin 12-vjeçar pas të cilit do të çmendej gjithë Europa, Kilian Mbape, dhe e bindi të firmoste për Monakon, interesat e së cilës mbronte. Mesfusha e Milanit është e prekur gjithashtu nga ky sindrom, gjë që e kanë konfirmuar vetë protagonis­tët. “Ne

komunikojm­ë në frëngjisht, për ne është më e thjeshtë dhe kuptohemi më mirë”, kanë pohuar Kesi e Benaser në shumë intervista me belgun Selemekers u bashkohet frankofonë­ve. Jo më pak të ndikuar janë edhe futbollist­ët e tjerë, eksperienc­at e të cilëve

kanë pasur si pikë takimi ekipet franceze, si Kjaer, Leao, Tatarushan­u, me dy të parët që kanë qenë pjesë e Lilës, ndërsa portierë si pjesë e Nantës dhe Lionit. I njëjti diskutim vlen edhe për liderin e kuqezinjve, Zlatan Ibrahimovi­ç, që gjatë katër viteve të

kaluara në Paris, arriti të bëhej golashënue­si më i mirë i ekipit. Tashmë në Milanelo do të flitet frëngjisht më lehtë se italisht, me trajnerin Pioli që përveç gjuhës së secilit do t’i duhet t’i mësojë ekipit një gjuhë të njëjtë për të gjithë, atë të suksesit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania