Panorama Sport (Albania)

Me Zhirunë Milani flet frëngjisht, Inter-juve dridhen për Lautaro-kieza

Për Kupën e Amerikës: I lumtur për Mesin dhe Di Marian

- Përgatiti: LEDIO NASE

Havier Zaneti ka grumbullua­r 143 ndeshje me kombëtaren, ka luajtur dy Botërorë (1998 dhe 2002). Pekerman dhe Maradona vendosën të mos e marrin në “Gjermani 2006” dhe në “Afrikën e Jugut 2010”, edhe pse për paraardhës­it e tyre (Pasarela, Bielsa, Bazile dhe Batista) ka qenë një pikë referimi. Ndërkohë zv.presidenti aktual i Interit ka shprehur opinionin e tij pas fitores së Kupës së Amerikës. Lidhur me Lionel Mesin, me të cilin ka qenë dy herë në fushë gjatë historisë së kompeticio­nit, u shpreh: “Përmirësoh­ej gjithmonë. Na ka bërë të argëtohemi në më shumë se një rast. Si person, me siguri vitet i japin më shumë eksperienc­ë, më shumë pjekuri. Sot është lider dhe kapiten. Askush përtej tij nuk ka dashur një natë si kjo, atë që ka ëndërruar gjithmonë. Për fat të mirë iu dhurua në një finale të Kupës së Amerikës”.

DI MARIA - Zaneti ka pasur disa fjalë edhe për Angel di Marian, një tjetër lojtar të cilin e ka pasur shok skuadre: “Pavarësish­t se situata e fundit ka qenë e ndërlikuar, e dija që kishte një dëshirë të madhe për të vazhduar të luante në kombëtare, edhe pse kritikat e kishin dëmtuar shumë. E dinte bashkë me Mesin, që do të kishte ardhur momenti i triumfit. Nuk është rastësi që Di Maria e nisi si titullar finalen. Kur u aktivizua kundër Kolumbisë ndryshoi lojën. Jam shumë i lumtur edhe për të. Angel ka vuajtur tepër në kombëtare, në një periudhë u kritikua shumë, por këmbënguli dhe tregoi edhe një herë se çfarë tipi lojtari është. Më vjen mirë që shënoi golin në finale”.

SKALONI – Ndër të tjera, në dialogun me “Canal IP” ka vlerësuar Lionel Skalonin, i cili në vitin 2006 ka qenë një nga futbollist­ët që e lanë pa një vend në Botëror. “Të paktë besonin tek ai. U afrua në kombëtare në një moment shumë të vështirë, ku askush nuk dëshironte të bënte me Argjentinë­n. Mori këtë përgjegjës­i dhe nga ai moment nisi të punojë me shumë përulësi, m një grup pune që njeh shumë mirë: Raton Ajala, Valter Samuel, Pablo Aimar…”.

LAUTARO – Koment edhe për Lautaro Martinezin, sulmuesin e përfaqësue­ses dhe të Interit, edhe ai protagonis­t me skuadrën e

Skalonit në Kupën e Amerikës: “I kam dërguar mesazhe. Jam shumë i lumtur për të, pati mundësinë të ishte numri 9 i kombëtares dhe fitoi këtë titull. Kam parë evolucioni­n e tij tek Interi, si është rritur brenda dhe jashtë fushës. Pas titullit kam qenë i emocionuar për Kupën e Amerikës. Fakti që është kampion më bën shumë të lumtur për të dhe familjen e tij”. Paraqitjet me fanellën e Interit dhe atë të kombëtares në Brazil kanë shtuar vëmendjen e klubeve të tjera për “Demin”: “A ka telefonuar

dikush? Është normale kur flitet për lojtarë të mëdhenj, por sot është një futbollist i Interit dhe është shumë i lumtur që luan me ne”.

GONZALO DHE TALJAFIKO - Disa fjalë edhe për anësorët e kombëtares: “Si Montiel po ashtu edhe Molina

janë paraqitur mirë. Brazili mund të na kishte shqetësuar, por Gonzalo dhe Taljafiko u përgjigjën mirë. Në finale rivali nuk ishte asnjëherë i rrezikshëm edhe falë një pune të shkëlqyer mbrojtëse. Këta dy mbrojtës mund të jenë e ardhmja e kombëtares argjentina­se”. Në fund, edhe disa fjalë për finalen: “Argjentina u tregua solide dhe e fitoi me meritë Kupën, Brazili siç thashë nuk u tregua për asnjë moment i rrezikshëm për Argjentinë­n falë një mesfushe të mirë dhe punës mbrojtëse të kombëtares sonë”.

 ??  ?? Lautaro feston një gol në derbi
Lautaro feston një gol në derbi
 ??  ?? Foto e Zanetit dhe Lautaros pas fitores së titullit të sezonit të mybllur
Foto e Zanetit dhe Lautaros pas fitores së titullit të sezonit të mybllur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania