Panorama Sport (Albania)

Sherifi Sherifi Sherifi “ekzekuton” “ekzekuton” Teutën, Teutën, Uzuni Uzuni magjeps Prishtinën Prishtinën me me tre tre gola

Shansi Shansi për për 1.8 1.8 milionë milionë euro, durrsakët peshkojnë në Andorrë

-

Teuta eliminohet nga turi i parë i Ligës së Kampioneve pas dy humbjeve radhazi kundër Sherif Tiraspolit. Kampionët e Shqipërisë bënë një paraqitje zhgënjyese edhe në ndeshjen e kthimit në Moldavi, ku u mundën minimalish­t 1-0, ndërsa rezultati i përgjithsh­ëm pas dy takimeve është 50 për Sherifin. Moldavët hipotekuan kualifikim­in që në sfidën e parë në Durrës, ku shënuan katër gola përballë një Teute apatike. Dje u mendua se “djemtë e detit” do të bënin një performanc­ë ndryshe, duke marrë të paktën një rezultat pozitiv për ta mbyllur me nder aventurën në Champions, por nuk ndodhi kështu. Sherifi fitoi sërish dhe këtë herë vendosi supergoli i mesfushori­t të krahut, Adama Traore, që në minutën e 6-të. Pas largimit të Dejvi Bregut, trajneri Edi Martini i kishte besuar një fanellë titullari në krahët e sulmit të riut shkodran, Ildi Gruda. Nga ana tjetër, ajo që ra në sy në takimin e djeshëm ishte fakti se tre titullarët që u ndëshkuan me kartonë të verdhë në sfidën e parë në Durrës: Aleksi, Xhekson dhe Kallaku, e nisën nga stoli. Të tre u aktivizuan si zëvendësue­s, ndërsa lajm i keq është dëmtimi i Lorenco Vilës. Ky i fundit, pas një përplasjej­e në minutën e 38-të, la fushën e lojës. Gjithçka për sulmuesin e krahut do të saktësohet pas kthimit në Shqipëri. Tashmë pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, Teuta do të ketë një shans tjetër në Europë, teksa do të vazhdojë aventurën në turin e dytë të Ligës së Konferencë­s, ku përballë do të ketë kampionët e Andorrës, Inter d’eskaldes. Ndeshja e parë do të luhet në Durrës më 22 korrik. NDESHJA

Martini kishte bërë katër lëvizje në formacion, teksa në ndryshim nga ndeshja e parë në Durrës, këtë herë në Moldavi luanin që nga minuta e parë Kotobelli në krahun e majtë të mbrojtjes, Daja dhe Karabeci në mesfushë, si dhe Gruda në të djathtë të sulmit. Në pozicionin e Bregut këtë herë luajti Lorenco Vila. Ndeshja nis me moldavët në sulm dhe pa kaluar gjashtë minuta lojë, në zhvillimet e një goditjeje nga këndi, Traore i befason të gjithë pas gjuajtjes me të majtën nga brenda zonës. Teuta e ka shumë të vështirë të krijojë një aksion të rrjedhshëm dhe t’i afrohet zonës së Sherifit. Seferi në majën e sulmit vuan së tepërmi, ndërsa moldavët i afrohen edhe golit të dytë me anë të Kastanedës. Në pjesën e parë durrsakët tentojnë të rrezikojnë me Karbaecin nga goditjet e dënimit dhe një tentativë të Seferit, por janë shumë pak për të shkuar te barazimi. Aleksi futet në fushë shtatë minuta pa u mbyllur pjesa e parë, pas dëmtimit të L.vilës.

Portieri Stivi Frashëri është në një ditë të mirë, duke shmangur 2-3 gola të sigurtë pas goditjeve të Dagos dhe Traores. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me shifrat 1-0. Lëvizja e parë e Martinit është aktivizimi i sulmuesit maqedonas, Pepi Gjeorgiev.

Në pjesën e dytë Teuta mundohet që me dyshen Seferi-gjeorgiev të vërë në vështirësi moldavët, por e ka të pamundur. Aktivizimi i Kallakut, Xheksonit dhe Ledio Beqjes e ndryshon lojën e kampionëve të Shqipërisë. Gjithsesi, moldavët janë të relaksuar dhe administro­jnë më së miri takimin, duke mbajtur portën të paprekur pas dy ndeshjeve. Gjithçka u mbyll me triumfin 1-0 për Sherifin, ndërsa tashmë në turin e dytë moldavët do të luajnë me fituesin e çiftit Konah’s Kuai Nomads (Uells) ose Alashkert (Armeni).

 ??  ?? PRISHTINA-FERENCVARO­SH 1-3 Myrto Uzuni, autor i tre golave për hungarezët
PRISHTINA-FERENCVARO­SH 1-3 Myrto Uzuni, autor i tre golave për hungarezët
 ??  ?? Çast para ndeshjes së djeshme mes Sherif Tiraspolit dhe Teutës
Çast para ndeshjes së djeshme mes Sherif Tiraspolit dhe Teutës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania