Panorama Sport (Albania)

Laçi perfekt, nuk e ndal as fati

Lushkja dhe Prenga tejkalojnë disfatën në Podgoricë, tani luajnë ndaj ekipit të Kraiovës

- VLADIMIR MEMA

Një penallti e humbur nga Mazrekaj dhe një gol i pësuar në ndeshjen e parë në Mal të Zi nuk e penguan Laçin në sfidën e dytë. Përkundraz­i, kurbinasit e drejtuar nga Shpëtim Duro në ndeshjen e kthimit të luajtur në “Elbasan Arena” ia dalin të përmbysin skuadrën malazeze. Me një gol në kohën e rregullt, bardhezinj­të sigurojnë kohën shtesë duke barazuar golin e pësuar në 90-minutëshin e parë. Më tej, me dy gola në shtesën prej 30 minutash, kurbinasit siguruan kalimin në turin tjetër, ku përballë do të jetë Universita­tea Kraiova, skuadër nën drejtimin e ish-sulmuesit të mirënjohur Adrian Mutu. Për ta barazuar rezultatin e kohës së rregullt vendosi goli i Ardit Deliut në të 60’-ën, ndërsa kurbinasit shpërdorua­n një mori rastesh. Në shtesë, Lushkja dhe në fund Prenga vulosën kualifikim­in për në turin e dytë të Konferencë Ligës.

PJESA E PARË

Laçi e nis me disa minuta studim të lojës së kundërshta­rit, qarkullim të dendur të topit dhe vendosje perfekte. Portieri Iveziç shpëton Podgoricën kur Laçi sulmon me një harkim të Roganoviç dhe gjuajtje me kokë nga Zarubica në qendër të zonës. Një minutë më vonë është rasti më i mirë për miqtë. Adroviç del përballë Sherrit brenda në zonë, gjuan, por pret mrekullish­t portieri i kurbinasve. Mazrekaj udhëheq manovrën e Laçit, është i papërmbajt­shëm, por edhe i pafat. Në të 32’-tën, një harkim i fantazisti­t nga Prishtina, Malota nuk e devijon dot sferën që përplaset në shtyllën e majtë të portierit nga Tuzi. Rastet për Laçin janë të shumta që nuk ka fatin me vete. Mazrekaj bën veprime të mrekullues­hme, kalon tre mbrojtës, futet në zonë dhe gjuan në cep të portës, por devijon në këndore portieri mik. Mbyllet 0-0, me shumë raste të shpërdorua­ra nga Laçi.

PJESA E DYTË

Laçi nis me marshin e duhur dhe sërish me raste të shumta. Guindo do të jetë protagonis­ti i disa tentativav­e, por portieri 18vjeçar i Podgoricës i thotë “JO” çdo tentative. Në minutën e 60-të vjen shpagimi për kurbinasit. Guindo ul me kokë një top brenda në zonë dhe Zarubica fton Deliun në goditje që nuk gabon dhe shënon për Laçin. Ky realizim barazon rezultatin e përgjithsh­ëm, humbjen e ndeshjes së parë në Mal të Zi. Goli mbetet në fuqi deri në fund të 90-minutëshit, me gjithë rastet pa fund të shpërdorua­ra nga Laçi. Portieri 18-vjeçar nga Tuzi është heroi i vërtetë i Podgoricës, që çoi malazezët në shtesë. KOHA SHTESË Malazezët vuajnë shumë dominimin e Laçit, ndërsa kurbinasit kanë nevojë vetëm për instruksio­net e duhura. Sapo nis shtesa e parë, në minutën e 93-të Mazrekaj vallëzon mes tre mbrojtësis­h dhe fton Zulfiun që pason Lushkjan e ky i fundit gjuan tokazi në diagonale, duke shënuar golin e kualifikim­it, 2-0. 15 minutat e para të shtesës përfundojn­ë dhe në të dytën Laçi duhet vetëm të administro­jë. Në minutën e 108-të miqtë rrezikojnë, por Sherri në pozicion ruan kuadratin. Në minutën e 114-të Prenga i sapofutur nis një kundërsulm dhe Guindo e finalizon me goditje. Edhe këtë herë portieri 18-vjeçar e ndal, por sfera e mbetur në zonë ndiqet nga Prenga, që përfiton dhe shënon lehtësisht për të çuar Laçin në turin e dytë të Konferencë Ligës.

 ??  ?? Laçi feston kualifikim­in për në turin e dytë të Konferencë Ligës FOTOT: F.HAZISLLARI
Laçi feston kualifikim­in për në turin e dytë të Konferencë Ligës FOTOT: F.HAZISLLARI
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania