Panorama Sport (Albania)

Tifozët ironi me Suzukin, Musta i Partizanit si spektator special

PIKANTE / Duro “tërbohet” me Veliajn, Mazrekaj mrekullon

-

“Panorama Sport” servir momentet pikante nga ndeshja në “Elbasan Arena” mes Laçit dhe Podgoricës, që nga fotoja e përbashkët mes ekipeve deri te duartrokit­jet për Mazrekajn apo ironia me japonezin e miqve.

* Të dyja ekipet para startit të ndeshjes bënë një foto të përbashkët midis tyre. Diçka që nuk para ndodh këtë periudhë, për shkak edhe të masave të pandemisë.

* Ekipet u bënë gati për të startuar ndeshjen më herët se të shkonte ora 20:00. Për këtë arsye, për afro 1 minutë arbitri u detyrua të priste pak deri sa të shkonte ora fiks.

* Meqenëse interesimi për këtë ndeshje ishte i ulët, Laçi preferoi të hapte tribunën qendrore. Ajo ishte e ndarë në tri pjesë, dy anësoret pranë saj për tifozët dhe në qendër për të akredituar­it.

* Edhe interesimi i medias për këtë ndeshje ishte i ulët, me tribunën e gazetarëve që thuajse ishte bosh.

* I pranishëm në stadium krah presidenti­t të Laçit, Pashk Laska, ishte edhe ai i FSHF-SË, Armand Duka dhe ai i Elbasanit, Arben Laze.

* Nuk mungoi në këtë ndeshje edhe ish-futbollist­i i Laçit, Emiljano Musta, i cili për shkak të një dëmtimi nuk mund të luante me Partizanin ndaj Sfintul.

Megjithatë, fizikisht ishte në “Elbasan Arena”, sepse gjatë gjithë kohës qëndronte me telefonin në dorë dhe shihte se çfarë bëhej me Partizanin në Moldavi.

* Ndryshe nga sa ndodh gjithnjë në ndeshje ku pankina në të majtë u takon vendasve, mbrëmë ekipet “ngatërruan” vendet dhe Laçi ishte tek ato ku zakonisht qëndrojnë miqtë.

* Duro tërbohet me Velijajn, i cili në një moment kërkon të japë topin me finte, por e humbet atë, duke i dhënë mundësinë kundërshta­rit të kryejë një rivënie anësore.

* Mazrekaj është ai që duartrokit­et gjithnjë nga tifozët, për shkak të inkursione­ve të tij. Mirëpo në momentin e minutës së 40-të, ku tregohet egoist dhe humb një mundësi të artë shënimi, bën që të tërbohen tifozët. Këtë moment nuk e përtyp dot as Duro, i cili i kërkon llogari fantazisti­t se pse nuk pasoi për shokët e tij të lirë në qendër të zonës.

* Gjatë pushimit të pjesës së parë disa të rinj gjejnë mundësinë të shkojnë në sektorët e tjerë të stadiumit që nuk ishin të hapur, duke kapërcyer mbi dyert. Ndërhyjnë forcat e sigurisë për t’i nxjerrë jashtë.

* Kur ekipi i Laçit po hynte në fushë në pjesën e parë, një tifoz ia beh nga stadiumi për Mazrekajn: “Hajde Mazrekaj paso topa, mos luaj për vete”.

* Tifozët laçianë bëjnë batuta me futbollist­ët aziatikë të Podgoricës, duke i përmendur emrat “Suzuki” dhe “Nagasaki” sa herë që ata bënin ndonjë veprim që binte në sy.

 ??  ?? Foto e përbashkët mes ekipeve, pavarësish­t... pandemisë
Foto e përbashkët mes ekipeve, pavarësish­t... pandemisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania