Panorama Sport (Albania)

Duro: Kualifikim i vuajtur, kemi kohë për rumunët

“Objektiv i arritur, të festojmë e më pas mendojmë Kraiovën”

- VLADIMIR MEMA

Shpëtim Duro nuk pra non kritika për të tijtë, edhe kur janë shpërdorua­r pa fund raste shënimi. Me të drejtë, Laçi përmbys dhe kualifikoh­et duke shënuar 3 gola. Trajneri i kurbinasve, ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”, në përfundim të ndeshjes vlerëson paraqitjen e të tijve, të pandikuar nga largimet e shumta në përfundim të sezonit të fundit, ndërsa nuk e fsheh që objektivi u arrit dhe gjithçka që vjen më pas mund të konsideroh­et një lloj bonusi.

KUALIFIKIM­I – “Ishte një kualifikim i vuajtur për arsye se vinim pas një rezultati negativ dhe e komplikuam situatën vetë, ku nuk duhej të kishim humbur në Podgoricë. Por sot (dje) jam i kënaqur, sepse ka qenë një kualifikim jo vetëm me rezultat, por edhe me lojë. Skuadra ka bërë një ndeshje të shkëlqyesh­me dhe duhej ta kishim mbyllur në 90 minuta. Por e rëndësishm­e është që e kaluam këtë tur, i cili ishte edhe objektivi ynë”.

RASTET E HUMBURA – “Normalisht shënuam tre gola dhe kritika ka zakonisht kur nuk shënojnë. Tani që i shënuan harrohen të gjitha. E rëndësishm­ja është që punuan shumë mirë, si sulmuesit dhe mesi i fushës. E kam thënë që Deliu, Shehu, Lushkja janë motori i skuadrës sonë; Mazrekaj dhe Guindo kanë punuar shumë mirë, ndaj kjo më gëzon, sepse në përgjithës­i skuadra ka luajtur shumë mirë”.

TURI TJETËR – “Kundërshta­ri i radhës është një skuadër që luftoi për titull kampion në Rumani dhe bëhet fjalë për një ekip të fortë. Por tani jemi më të qetë për ta përgatitur atë ndeshje, sepse objektivi ynë ishte kalimi i këtij turi. Tani të shohim, të gëzohemi dhe më pas do të studiojmë edhe për t’u përballur me atë skuadër. Por them që do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe kam besim te skuadra”.

AFRIME – “Para ndeshjes në Europë nuk është se pres ndonjë afrim, pasi kjo është skuadra, edhe pse do të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet. Nëse ka ndonjë lojtar cilësor, do të shohim, por kjo është skuadra dhe kjo është e rëndësishm­e. U larguan shumë lojtarë nga sezoni i kaluar, por e rëndësishm­e është që të afruarit po hyjnë në ritmin e skuadrës gradualish­t”, deklaroi Duro për “Panorama Sport”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania