Panorama Sport (Albania)

Godet Kastrioti, firmos me Edon Hasanin

Te krutanët afrohet edhe portieri Edmir Sali, rinovon kontratën mbrojtësi Sokol Neziri

-

Kastrioti e ka nisur merkaton me një goditje mjaft të rëndësishm­e, teksa kanë arritur të sigurojnë shërbimet e mesfushori­t të njohur Edon Hasani. Firma në kontratë është thjesht një formalitet, pasi nga sa mësohet, gjithçka është mbyllur mes palëve dhe Hasani është tashmë lojtar i Kastriotit. Prezantimi i tij do të bëhet në ditët në vijim, ndërsa krahas tij do të ketë edhe firma të tjera. 29-vjeçari shkodran është njëri ndër lojtarët që ka spikatur vitet e fundit në Superiore dhe jo vetëm, teksa e ka nisur karrierën te Vllaznia, për të veshur më pas fanellën Lovech në Finlandë, FC Ceahlaul Piatra dhe Asc Poli Timisora në Rumani. I rikthyer në Superiore në 2014-2015, për tri sezone radhazi luajti me Kukësin, më pas sërish me Vllazninë, Sepahan në Iran dhe dy sezone të tjera me Tiranën. Në sezonin 20202021, Hasani firmosi në Turqi me Keçiorengu­cu, por një dëmtim e detyroi atë të rikthehej në Shqipëri aty ku u riaftësua me ekipin e Partizanit. Hasani është njëri ndër mesfushorë­t më të spikatur në Superiore, teksa ka arritur të shënojë edhe një numër të lartë golash. Plot 27 gola ka shënuar mesfushori në vitet e fundit, teksa sezoni më kulminant ishte 2018-2019, kur arriti të shënonte 12 gola. Me këtë afrim duket se Kastrioti ka në projekt për të ndërtuar një skuadër dinjitoze për sezonin e ri. Krahas mesfushori­t Edon Hasani, Kastrioti ka arritur akordin edhe me një portier. Bëhet fjalë për Edmir Salin, i cili ka qenë më parë pjesë e Flamurtari­t dhe Laçit në Superiore. Ashtu si Hasani, edhe Sali e ka arritur akordin dhe firma edhe për të do të jetë formalitet. Me këto dy afrime, Kastrioti po merr formë gradualish­t, teksa në ditët në vijim pritet që të ketë edhe firma të tjera. Sakaq, listës së lojtarëve që do të jenë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ri, i shtohet edhe mbrojtësi i djathtë Sokol Neziri. Mbrojtësi ka rinovuar dje edhe për një sezon me Kastriotin dhe tashmë i bashkohet listës të së konfirmuar­ve që e çon numrin në 8 lojtarë. Më parë krutanët kanë konfirmuar Prodanin, Ramin, De Silvën, Moraesin, Karakaçin, Husein, dhe Okebugun. BUJAR BALLIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania