Panorama Sport (Albania)

Memushi: Kryeminist­ri të ndërhyjë për Flamurtari­n

“Tek Oriku më mashtruan me kontratën, turp edhe për lojtarët”

- ERMAL SIKA

Eqerem Memushi e shikon të vonuar ndërtimin e Flamurtari­t të ri, ndërsa e ka edhe një këshillë: “Duhen blerje të reja, pasi ekipi i sezonit të shkuar nuk jep asnjë siguri për ringritjen”. Një mesazh ish-trajneri i shquar e ka edhe për kryeminist­rin Edi Rama, teksa i kërkon të kthejë sytë nga Vlora. Gjatë intervistë­s për “Panorama Sport”, ai shpërthen edhe ndaj lojtarëve të Orikut dhe u thotë që duhet të kenë turp për rrëzimin e ekipit.

Flamurtari është në ajër, a janë vonë me ndërtimin e ekipit?

Patjetër që janë të vonuar. Duhet të formohej skuadra, stafi drejtues dhe të piketohesh­in edhe emrat për sezonin e ardhshëm.

E mendoni të vështirë militimin e Flamurtari­t në këtë kategori?

Varet se si do të rrjedhin kushtet, kush do të jetë në drejtimin e skuadrës dhe cilët do të jenë lojtarët. Nëse do të jemi në gjendjen e mëparshme, do ta kenë. Me këta që kishte është shumë e vështirë që të luhet dhe të bëhet një ekip që pretendon ngjitjen.

Cila është rruga e ringritjes sipas jush?

E para, duhet një skuadër me emra dhe me eksperienc­ë në këtë kategori. Shumë e rëndësishm­e është edhe ana financiare. Do të jetë më e vështirë pastaj nëse nuk zgjidhet problemi ekonomik.

Klubi ka shumë borxhe pa paguar. Ju tremb kjo gjë?

Kësaj pyetjeje më shumë se unë mund t’i japin përgjigje drejtues të FSHF-SË. Ata merren me licencimin. Unë si sportdashë­s dëshiroj që të jetë ezauruar kjo gjë dhe ekipi t’i futet me uri kampionati­t dhe me angazhim maksimal për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë.

Kush mund ta japë zgjidhjen?

Këtë e zgjidh vetëm kryeminist­ri. Unë personalis­ht i bëj thirrje Edi Ramës që të merret pak me Flamurtari­n, se ka qenë njeri i sportit. Ai i ka dhënë shumë sportit në këto vite dhe po përfundon edhe stadiumin e katërt në vend, atë të Kukësit. Le të hedhë një sy edhe nga ky emër i madh si Flamurtari. Këtë indinjatë nuk e shpreh vetëm unë, por edhe në rrethe të tjera kur shkoj ma bëjnë pyetje. Është shumë e rëndë për ne për një përgjigje. Të zgjidhet urgjentish­t sa është shpejt, të ndërhyjë qeveria. Duhen qartësuar të gjithë ata që e duan Flamurtari­n që nga unë i pari. Ta dimë kush është fajtori: bashkia apo administra­tori. Është mëkat i madh të shuhet një emër legjendë si Flamurtari.

Në të njëjtat pozita është edhe Oriku...

Oriku ishte një skuadër që e tregoi si ishte. Si është ajo fjala e urtë, e tregoi veten si një flluskë sapuni. Këto probleme i dinë ata me njëri-tjetrin. Ishte një skuadër e ndërtuar shumë herë më mirë se Flamurtari dhe me potencial më të madh. Meqë më jepet rasti po u them që t’u vijë turp atyre djemve që luajtën për Orikun, se vinin nga shkolla vlonjate e futbollit dhe nuk mund ta çonin në këtë gjendje. Në kohën kur është stërvitur me mua, ekipi është shprehur mirë, ka luajtur futboll të bukur e me raste. Nuk mendoja kurrë se do të binin në Kategorinë e Dytë.

E zgjidhët çështjet që kishit me Orikun, pas shkarkimit?

Me mua janë treguar shumë mosmirënjo­hës, në krahasim me punën dhe emrin që unë kam në futbollin vlonjat dhe shqiptar. Më kanë mashtruar me kontratën. Unë mendova se ishte rinovuar automatiki­sht, por ata e kishin bërë si donin vetë. Gjithsesi, bota është portokall.

Nëse do t’ju ofrohej, do ta merrnit drejtimin e Flamurtari­t në këtë situatë?

Brenda rrethit të Vlorës nuk kam kënaqësi dhe s’më shtyn ndonjë ambicie. Me nivelin e skuadrave që ka Vlora, një trajner si unë me ambicie dhe mentalitet fituesi e ka të vështirë.

Keni pasur oferta këto kohë, pasi jeni përfolur edhe te Apolonia…?

Janë dëshira të klubeve të ndryshme. Unë jam në pritje dhe i hapur për çdo bashkëpuni­m dhe projekt serioz.

 ??  ?? Eqerem Memushi, ish-trajner i Flamurtari­t
Eqerem Memushi, ish-trajner i Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania