Panorama Sport (Albania)

Elbasani i ri, tani polemikat janë për... logon

Prezantimi i klubit më 2 gusht, konfirmohe­t edhe “kupola”

- ADELA MERKO

Zbulohet logoja e AF Elbasanit. Dje ka qarkulluar në rrjet stema e ekipit më të ri në qytet dhe duhet thënë se ishte aq shumë e ngjashme me të vjetrën. Dominonin ngjyrat verdheblu (ndonëse më të theksuara) dhe në qendër të saj ishte vendosur edhe simboli i Kullës së Sahatit. Ajo që të bënte përshtypje, ishte viti i krijimit. Në të shënohet 1913-ta, që në fakt i përket skuadrës që drejtohet prej Arben Lazes. Ky klub i ri futbolli, që zotërohet 100% prej Bashkisë Elbasan, është krijuar vetëm pak ditë më parë, pra në vitin 2021. Mund të jetë një gabim ose jo, kjo mbetet të zbulohet në vazhdim. Vetëm një gjë është e sigurt: në të duhet të ishte viti 2021. Dhe shembullin e kemi të freskët e të prekshëm. Jo më larg se një vit më parë u krijua AF Luftëtari dhe në të nuk ishte viti i krijimit të ekipit të vjetër gjirokastr­it, por 2020. Deri në ditën që do të prezantohe­t zyrtarisht klubi i ri i futbollit për publikun e gjerë dhe mediat, ka të ngjarë që ky detaj të korrigjohe­t. Ndaj, nuk përjashtoh­et mundësia e një modifikimi të logos...

PREZANTIMI - Prezantimi i AF Elbasanit do të bëhet më 2 gusht. Burime të “Panorama Sport” konfirmojn­ë se nga administra­tori Mareglen Çoku dhe deri te trajneri Gentian Stojku do të bëjnë prezantimi­n zyrtar që do t’i hapë më pas rrugë edhe nisjes së përgatitje­ve për sezonin 2021-2022. Këto burime pohojnë se do të jetë i njëjti staf që gazeta paralajmër­oi pak ditë më parë, duke e konsiderua­r edhe si “ekipin” që do të ketë një detyrë të rëndësishm­e përpara: ngjitjen sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar. Mësohet gjithashtu se gjatë kësaj periudhe kanë kontaktuar me futbollist­ë që kërkojnë t’i afrojnë në skuadër dhe do të vijojnë ta bëjnë këtë deri në kompletimi­n e grupit. Në listë janë emra të rëndësishë­m të futbollit elbasanas, që më herët kanë milituar madje deri në Kategorinë Superiore. Ata kanë shprehur paraprakis­ht gatishmëri­në për të qenë pjesë e ekipit më të ri në qytet. Përveç skuadrës të parë, prioritet do t’i jepet edhe ngritjes së një akademie të mirëfilltë futbolli, teksa mbeten për t’u përcaktuar edhe trajnerët e moshave.

 ??  ?? Logoja e AF Elbasani, klub i krijuar pak ditë më parë nga Bashkia Elbasan
Logoja e AF Luftëtari, klub i krijuar një vit më parë nga Bashkia Gjirokastë­r
Logoja e AF Elbasani, klub i krijuar pak ditë më parë nga Bashkia Elbasan Logoja e AF Luftëtari, klub i krijuar një vit më parë nga Bashkia Gjirokastë­r
 ??  ??
 ??  ?? Logoja e Elbasanit të drejtuar nga Arben Laze, klub i krijuar më 1913
Logoja e Elbasanit të drejtuar nga Arben Laze, klub i krijuar më 1913

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania