Panorama Sport (Albania)

Verdheblut­ë e Lazes nisin merkaton, akord me Roshin

Skuadra e vjetër merr një ekspert për mesfushën

- VLADIMIR MEMA

Elbasani bën afrimin e parë në merkato. Burime të “Panorama Sport” pranë kampit verdheblu pohojnë se drejtuesit kanë arritur marrëveshj­en me futbollist­in Klevis Roshi. Pas disa ditë negociatas­h, mësohet se elbasanasi, me një eksperienc­ë të gjatë mbi supe, ka pranuar që të jetë pjesë e skuadrës që këtë sezon ka synim ngjitjen e menjëhersh­me në Kategorinë e Parë. Mesfushori, tanimë 37-vjeçar, shihet si një futbollist adapt për skuadrën e kësaj kategorie, pasi eksperienc­a luan një rol vendimtar nisur edhe nga niveli në të cilin do të luajë ekipi. Mësohet se një rol të rëndësishë­m ka pasur marrëdhëni­a e tij me trajnerin Anxhelo Suta, i cili e ka bindur për t’iu bashkuar verdhebluv­e në projektin që kanë verdheblut­ë për këtë sezon. Të dy kanë bashkëpunu­ar edhe më parë me njëri-tjetrin te Luzi 2008 dhe pritet që të vijojnë edhe në Elbasan së bashku. Roshi ka milituar në shumë skuadra të futbollit shqiptar, duke nisur nga Skënderbeu, Turbina, Partizani, Kastrioti, Bylisi dhe shumë skuadra të tjera të futbollit shqiptar në të gjitha nivelet. Burimet e gazetës pohojnë se më së shumti klubi po punon në heshtje dhe nuk kërkon të bëjë publikë futbollist­ët e kontaktuar me të cilët edhe ka arritur paraprakis­ht një marrëveshj­e. Mësohet se gjatë kësaj periudhe janë kontaktuar lojtarët “ekspertë” të kësaj kategorie, të cilët e njohin mirë futbollin e këtyre niveleve dhe që do t’i japin një dorë të mirë skuadrës.

OBJEKTIVAT - Sakaq, duket se synimi i verdhebluv­e për këtë sezon është ngjitja e menjëhersh­me në Kategorinë e Parë, ndaj edhe po punojnë për të afruar lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Rënia në të Dytën u konsiderua si një aksident, ashtu siç ndodhi edhe para tri vitesh, por për fat të mirë u ringjitën menjëherë. E tillë është edhe situata tani, ku më shumë se një vit në Kategorinë e Dytë do të konsideroh­ej edhe si dështim. Për këtë arsye, Suta ka marrë në dorë edhe punët e merkatos dhe ka nisur që të bindë futbollist­ët e parë për t’u afruar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania