Panorama Sport (Albania)

Europiani i moshave, përcaktohe­n skuadrat gjysmëfina­liste

Rusi-itali dhe Poloni-slloveni, betejat për trofeun

- ARTIN LLESHAJ

Prej një jave Shqipëria është kthyer në epiqendrën e volejbolli­t të moshave, teksa në vendin tonë po mbahet Kampionati Europian U-17 për meshkuj. Një event ky që ka sjellë në Tiranë talentet më premtues të sportit të rrjetës të kontinenti­t të vjetër, ku salla “Feti Borova” dhe palestra e re e Farkës janë kthyer për ditë më radhë në arena duke dhuruar përballje shumë interesant­e. Kompeticio­ni tashmë është futur në fazën e tij më të nxehtë, teksa mbrëmjen e djeshme janë mbyllur edhe ndeshjet në grupe, ku dhe janë mësuar skuadrat e kualifikua­ra për në “play off”, të cilat do kenë mundësinë për të luftuar për titullin e shumëdëshi­ruar. Kështu me përfundimi­n e fazës së grupeve, janë mësuar edhe çiftet gjysmëfina­liste. Më 17 korrik në sallën “Feti Borova” Rusia do të ndeshet me Italinë, ndërsa në orën 19:30 Polonia do të sfidojë Slloveninë. Në të njëjtën datë në palestrën e Farkës do të luhet për vendet 5/8, ku ndeshja e parë do të jetë në orën 14:00 ndërmjet Belgjikës dhe Serbisë, për të vijuar më pas në orën 16:30 me takimin Bullgari-letoni. Për sa i përket Shqipërisë, kuqezinjtë e vegjël të cilët u drejtuan nga trajneri Erin Sejati e mbyllën grupin me 5 humbje në po kaq takime. Në sfidën e djeshme të zhvilluar në palestrën e Farkës, Shqipëria u mposht nga Rusia kryesuese me rezultatin e pastër 3-0. Një ndeshje e dominuar tërësisht nga rusët, të cilët i fituan të tria setet në shifra të thella (25-9, 25-11, 25-11). Ndonëse nuk mundën të fitojnë qoftë edhe një set të vetëm, ky kompeticio­n është një përvojë më tepër për kuqezinjtë e vegjël të rrjetës, të cilët u përballën me kombëtaret më të mira të volejbolli­t europian. Megjithëse rezultatet në parket kanë qenë të dobëta, Shqipëria mund t’i gëzohet organizmit mjaft të mirë të një eventi të tillë. Për sa i përket situatës në Grupin 1, komandoi Rusia, e cila u rendit në vend të parë më pikë të plota, e ndjekur nga Sllovenia. Në Grupin 2 rivaliteti ishte më i lartë, ndërsa vendi i parë dhe i dytë shkuan respektivi­sht për Poloninë dhe Italinë.

 ??  ?? Moment nga ndeshja e djeshme, Rusi-shqipëri
Moment nga ndeshja e djeshme, Rusi-shqipëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania