Panorama Sport (Albania)

Seria A është gati të hapë stadiumet në 100%, ja plani

Presidentë­t Gravina dhe Dal Pino: Të fusim në punë “pasaportën e gjelbër”

-

Gjatë përpilimit të kalendarit 2021-2022 të Serisë A, krerët e futbollit italian kanë pasur kohë mjaftueshë­m për të biseduar mes tyre edhe mundësinë e rihapjes së plotë të stadiumeve për kampionati­n e ardhshëm, duke parë edhe gjithçka ndodhi në “Euro 2020”. Ideja në fjalë është biseduar mes presidenti­t të Ligës së Serisë A, Paolo dal Pino, dhe numrit një të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. Deri tani, mes qeverisë italiane të futbollit dhe shtetit është rënë dakord se rihapja e impianteve nga fundi i gushtit do të jetë 50 për qind, por nëse uria vjen duke ngrënë, atëherë klubet i kanë kërkuar edhe ligës dhe federatës që ta ndihmojnë në bisedimet me Ministrinë e Sporteve që ta dërgojnë numrin në 100 për qind të kapaciteti­t, por me kushte strikte dhe të formalizua­ra. “Duam rihapjen e stadiumeve në 100 për qind, pasi ndryshe çfarë rëndësie do të kishte pasur kryerja e vaksinave. Nëse çdo qytetar i Bashkimit

Europian aktualisht lëviz lirshëm nëpër botë me ‘pasaportën e gjelbër’ (konfirmimi i kryerjes së vaksinës), atëherë përse atë copë letër të mos e vëmë në zbatim edhe për të mirën e spektaklit, por edhe për ringritjen e klubeve sportive, që po vuajnë një krizë të fortë ekonomike”, deklaroi dje kreu i Ligës së Serisë

A, Paolo dal Pino. Në të njëjtën linjë edhe presidenti i FIGC-SË: “Ne kemi nisur prej disa ditësh që të ngremë bisedimet me nënsekreta­ren e sportit, Vecali. Ajo na ka premtuar që do të marrë në dorë çështjen, duke biseduar me Këshillin Teknik të Shëndetësi­së, që mund të përpilojë një protokoll të sigurt, në mënyrë që edhe ‘pasaporta e gjelbër’ e personave të vaksinuar të mos jetë thjesht një copë letër pa rëndësi”. Shkurt, pasi pushtoi kontinenti­n në “Euro 2020”, Italia është gati që tani të provojë të fitojë edhe betejën me frikën për rihapjen e plotë të stadiumeve, e cila do të ndihmonte shumë arkat e klubeve të Serisë A.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania