Panorama Sport (Albania)

Terim: Hakan, zgjodhe mirë për të qëndruar në maja

-

Jeta e dytë milaneze e Hakan Çalhanoglu­së ka nisur me një bekim, atë më të shtrenjtin. Fatih Terim, “shenjt” i futbollit turk dhe sot trajner i Gallatasar­ajit, është një baba i dytë për lojtarin: i hapi dyert e kombëtares, e këshillon në distancë dhe tani ka duartrokit­ur edhe zgjedhjen zikaltër. “Tani duhet të mësohemi me këto ndryshime fanellash”, ka pranuar “Perandori” në një intervistë me “La Gazzetta dello Sport”.

Terim, atëherë bëri mirë nxënësi juaj që ndryshoi spondën e Milanos?

Së pari, ndihem shumë i lumtur. Unë e adhuroj Hakanin dhe kam besim tek ai. E ndjek që nga kohët e Karslruhes dhe, kur luajti për herë të parë me Turqinë në vitin 2013, kur ishte 19 vjeç, në stol ndodhesha unë... E shoh ende me krenari të madhe dhe është një shembull për të rinjtë turq. Gjëja më e bukur e këtij transferim­i është që Hakani ka mundur të zgjedhë fatin e tij: dëshiroi Interin për të qëndruar në maja. Dhe nuk jam i habitur që kaloi nga një skuadër e Milanos në tjetrën: pas katër vitesh, është diçka që qëndron.

Çfarë diferencas­h teknikesh dhe karakteri shikoni mes Çalhanoglu­së dhe Eriksenit?

Në diçka ngjasojnë... Pas nisjes së karrierës së tyre, janë shndërruar në lojtarë të kompletuar, janë përshtatur me stile të reja loje. Gjatë viteve të tij tek Ajaksi, Erikseni ishte një numër 10 klasik, por me kohën ka treguar se mund të luajë thuajse në linjën e sulmuesve apo në mesfushë për të qëndruar më gjatë në brendësi të lojës. Edhe Hakani, ashtu si Kristiani, ka kaluar një shndërrim të rëndësishë­m në Itali dhe është përmirësua­r shumë taktikisht. Interi ka bërë zgjedhjen më të mirë për ta zëvendësua­r.

Po çfarë i ndodhi në Europian?

Futbolli nuk është një sport individual. Nuk është korrekte t’i shkojnë atij fajet e dështimit të Turqisë. E më pas fakti që nuk qëndroi në nivelin e tij nuk i heq asnjë vlerë. Ashtu si shokët e tij, që kanë një potencial të madh, edhe ai do t’i japë shumë kombëtares.

Po për Milanin “tuaj” çfarë thoni?

Jam i lumtur që Milani është rikthyer në vendin ku meriton: Liga e Kampioneve është e pakompletu­ar pa Milanin. Përtej lojtarëve ekspertë, kanë të rinj të rëndësishë­m, një përzierje e bukur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania